E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si nisi operacioni për kapjen e Dritan Dajtit?

Rreth orës 13:45 nga shërbimet e vendosura është konstatuar se personi shumë i kërkuar është afruar me një makine Volkswagen tip “Tuareg” me ngjyrë të errët, me targa të huaja CR 535 FR.

Kur makina kishte ndaluar, trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me këtë detyrë ka bërë rrethimin e mjetit për të mundësuar arrestimin tij.

Gjatë ndërhyrjes, i shumëkërkuari Dritan Dajti në mënyrë të menjëhershme ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të policisë, dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë 4 punonjës policie, është plagosur rëndë vetë i shumëkërkuari Dritan Dajti, si dhe ka mbetur i vrarë shoqëruesi i tij, Ledion Mara i datëlindjes 1986, lindur në Lushnje, person me precedentë kriminalë, si dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit të lartpërmendur Erges Sotir Xhaxhi, i datëlindjes 1987, banues në Tiranë.

Në vendngjarje janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale dy armë pistolete si dhe dy radio policie.

Veprimet në vendngjarje vazhdojnë, nën drejtimin e një grupi prokurorësh nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›