Si nuk kthehet ti thotë vetes: Mos jam unë që gaboj?
Ka kaq shumë vite që PD gabon rëndë në politikë. Dhe çuditërisht, gjithmonë fajin e kanë të tjerët. Edhe kësaj radhe fajin e ka Topi. Çuditem me këta njerëz, e sidomos me Berishën. Si nuk i kthehet njëherë vetes ky njeri e t’i thotë: Dakord, në atë rast e kishte fajin X, në atë rastin tjetër e kishte fajin Y, në atë të tretin, Z, në atë të katërtin… Po si ka mundësi që gjithmonë ma kanë fajin të tjerët? Mos jam unë ai që gaboj?
Tani shkon e i vihet kundër ish-nënkryetarit të partisë së vet, të cilit i rrihte shpatullat dhe i qeshte në fytyrë, me demek nga gëzimi, kur u zgjodh. Thonë që çuditë në Shqipëri zgjatin tre ditë. Po në Shqiperi të gjitha ditët janë çudi…
Zoti Bamir, bëni mirë të qëndroni burrë i fortë, populli ju do. Forca President! Lërini deputetët kumarxhinj të luajnë kumar!