Kosova, ndërkombëtarët po mundohen të luajnë me kohën
Ka lajme që potencojnë një ndarje të mundshme të Kosovës. Faktori ndërkombëtar po shikon ndarjen si me realiste muajt dhe vitet e fundit. Sikur mos kishte shqiptarë në Maqedoni as që do e vrisnin mendjen fare, do ta ndanin Kosovën. Madje, do e kishin ndare me kohe. Por po fillove të formosh shtete të pastra etnikisht në Ballkan, i ke hy një rruge me shume gropa. Ndarja e Kosovës do të thotë që merr fund edhe Maqedonia. Po greku me bullgarin, si do reagojnë? Po Shqipëria, ku do e kerkoje kufirin në Maqedoni? Po Republika Serbe e Bosnjës??? Është një loje me shume aktore, dhe si e tille nuk është e kontrollueshme.
Europa dhe USA jane të interesuar për balancë në Ballkan, pra jo një serb (aleat të rusit) super fuqi, por edhe shume gjullurdi s’duan. Keta ndërkombëtaret po mundohen të luajne me kohen. Mendoj se do fitojne ata që do durojne.