E Diel, 1 Nëntor 2026

Flota tregtare shqiptare ne listen e zeze te detrave qe nga 93-i



Ervin KOCI -Anijet e flotes tregtare shqiptare jane listuar ne listen e zeze te Organizates Nderkombetare Detare qe prej vitit 1993. Por ditet e fundit autoritet e kontrollit detar dhe te administrimit te porteve per vendet e Bashkimit Europian ua kane komunikuar kete vendim autoritete shqiptare dhe me sakte Ministrise se Transporteve. Sipas vendimit te autoritete detare europiane anijet e flotes tregtare shqiptare nuk do te lejohen me qe te ankorohen dhe te kryejne aktivitete ne portet detare e vendeve te BE-se. Burime nga MPPT-ja kane thene per gazeten Albania se shkak per kete eshte bllokim eshte bere fakti se Shqiperia ndodhet ne listen e zeze te vendeve qe nuk sigurojne standardet per aktivitetin privat te transportit detar. Sipas te njejtave burime mesohet se anijet tregtare shqiptare kane nje moshe mesatare 55-vjecare dhe perbejne floten tregtare me te vjeter ne Europe pa garanci e kushte lundrimi si dhe ekuipazh te pasiguruar punojne ne te zeze. Ky fakt konfirmohet per gazeten edhe nga kreu i Drejtorise se Pergjithshme Detare Aurel Bylybashi i cili ka thene se flota shqiptare ka rreth 19 anije tregtare te tonazhit te larte te cilat jane perfshire ne listen e zeze te Organizates Nderkombetare Detare qe prej vitit 1993. Autoritet portuale shqiptare kane thene se do te bejne nje kontroll te flotes per te pare gjendjen aktuale dhe pas tyre do te vendoset nese ato do te lejohen apo jo per te dale ne det. Sipas Bylybashit paralelisht do te merren masa edhe per tragetet pas ankesave te pasagjereve per mungese te kushteve higjienike si dhe akomodim.

Tragetet
Prej disa kohesh ne kalatat e portit te Durresit nuk jane dukur me disa prej trageteve te cilat prej vitesh kane transportuar udhetare dhe pasagjere nga portet italiane ne Durres dhe anasjelltas. Ne port sqarojne se keto tragete tashme dolen nga qarkullimi per shkak te vjetersise se tyre dhe se nuk plotesonin disa prej kritereve te sigurise ne lundrim ku me i rendesishmi ishte ai i sigurise ndaj zjarreve ne pjesen e hoteleve te tyre. Te paret qe dolen ne pension pas 30 vjetesh pune ne linjat e Barit Ankones dhe Triestes me Durresin ishin tragetet Venezia dhe Grecia. I pari perfundoi ne furrat e shkrirjes ne Turqi pasi u shit per skrap kurse fati i tjetrit ende nuk dihet. Po gjate ketyre diteve ka dale nga lundrimi edhe trageti IONIS. Burimet e mesiperme sqarojne se edhe trageti Ravena qe lidh Durresin me portet kroate dhe qe sherben per transportin e kamioneve eshte ne ditet e fundit te lundrimit pasi me date 15 tetor nuk do ti preke me kalatat e portit te Durresit. E njejta perspektive eshte edhe per disa tragete te tjera por qe emrat e tyre ende nuk behen te ditur.

Kriteret
Shkaku kryesor qe keto tragete dolen nga puna ishte se ato nuk plotesonin kriteret e sigurise ne lundrim dhe nuk kishin marre certifikatat perkatese te lundrimit. Ne baze te rregullave te IMOS ata duhej te kishin zevendesuar pjeset sintetike apo prej druri te hotelerise me pjese metalike zjarrduruese si dhe disa masa te tjera. Ne keto kushte pronaret e ketyre trageteve kryesisht greke preferuan nxjerrjen e tyre nga puna. Rregullorja e IMOS si dhe standardet bashkekohore kane qene faktoret qe kane detyruar institucionet nderkombetare te lundrimit qe te vinin kushte per disa prej trageteve te cilat prej vitesh punonin ne linjat me Shqiperine. Nderkohe biznesmene te njohur te sektorit te transportit vendas dhe te huaj po shohin mundesine e hyrjes ne linje duke sjelle tragete te prodhuara gjate viteve te fundit dhe qe plotesojne standardet bashkekohore.

Shkurt
Mbetjet urbane bizneset e riciklimit kerkojne ndryshime ne ligj

Ne Shqiperi prodhohen cdo vit rreth 850 mije tone mbetje dhe te pakten 40 e tyre jane te riciklueshme. Shoqata e Ricikluesve dhe biznesi ne kete fushe kerkon qe te kete kuader ligjor dhe te miratohet ndarja e plehrave organike nga ato inorganike qe ne burim duke marre persiper dhe investimin ne teknologji. Nderkohe ata kerkojne qe produktin e prodhuar te kene mundesi ta eksportojne ne vendet e Bashkimit Europian. Por kete eksport e ndalon Konventa e Bazelit pasi vendi yne nuk e ka perfshire kete aspekt ne dokumentin e nenshkrimit. Fabrikat e riciklimit perpunojne rreth 30 te mbetjeve te vendit dhe 70 te importit. Prodhuesit kerkojne qe te perpunojne vetem plehrat e vendit pasi del kostoja me e ulet nuk paguajne transportin doganen dhe Tatimin mbi Vleren e Shtuar. Shqiperia ka kapacitet per te perpunuar 800 mije tone plehra inorganike ne vit. Por ato digjen ne natyre megjithese kjo ndalohet me ligj. Per keto arsye prodhuesit kerkojne seleksionimin e mbeturinave qe ne burim. Sipas prodhuesve riciklimi i mbeturinave do te thote me pak plehra dhe mbeturina neper rruge. Nderkohe qe kjo shihet me dyshim nga ambientalistet perfshire dhe institucionet. BE-ja ka nje liste te gjelber me mbi 200 produkte qe lejohet te riciklohen te importohen dhe eksportohen ndersa Ministria e Mjedisit e ka ngushtuar ne minimum duke lene vetem 11 produkte. Kreu i Shoqates se Ricikluesve Bardhyl Balteza ka sqaruar se baza ligjore qe detyron ndertimin e infrastruktures per menaxhimin e mbetjeve urbane nuk eshte ende gati dhe ka nje pengese nga pushteti qendror dhe vendor. Rreth 70 e mbetjeve shoqerite e riciklimit e kane importuar nga jashte qe prej vitit 2004 dhe deri me sot- deklaroi Balteza. Lista e gjelber e miratuar nga Keshilli i Ministrave pak dite me pare ka saktesuar se do te lejohet importi i 11 mbetjeve qe per keto biznese jane lenda e pare per prodhim. Shqiperia renditet nje nder vendet me ndotjen me te larte te ajrit ne Europe dhe nje nder vendet ku menaxhimi i mbetjeve eshte problem kryesor. Ne Shqiperi mbetjet nuk diferencohen sipas perberjes duke u bere pengese per perdorimin e tyre si lende e pare per fabrikat e riciklimit. Nderkohe qe ne pjesen me te madhe te territorit te vendit mbetjet nuk grumbullohen fare por hidhen pergjate shtreterve te perrenjve e lumenjve duke krijuar nje situate mjedisore dramatike.

Kriza BE krijon Paktin e ri te Stabilitetit

Ministrat evropiane te Financave gjate nje takimi urgjent mbi efektet e krizes ekonomike kane vleresuar se Evropes i nevojitet nje Pakt i ri Stabiliteti. Ata kane vleresuar gjithashtu se duhet marre patjeter parasysh qendrueshmeria dhe zhvillimi i borxhit publik ne te gjitha vendet evropiane. Pakti i ri merr gjithashtu ne konsiderate faktin se ai vlereson edhe ceshtjet tekniko-politike te shteteve te ndryshme. Reforma e Paktit te Stabilitetit nuk ka asnje reference numerike ne lidhje me borxhin publik por duhet gjithsesi qe ai te mos e kaloje normen e tepruar e cila konsiderohet ne kufirin prej 60. Ajo qe tani eshte nje marreveshje ne parim parashikon sanksione per vendet qe nuk perputhen me kushtet e Paktit.

Rusia drejt daljes nga kriza ekonomike

Rusia po del nga kriza ekonomike. Per kete deshmojne te dhenat e publikuara nga Sherbimi Shteteror i Statistikave i Rusise Rosstat. Sipas ketij sherbimi njoftohet se prodhimi industrial per 9 muajt e ketij viti u rrit gati 9 ne krahasim me periudhen analogjike te vitit te kaluar te cilit i ra per pjese faza kulminante e krizes. Ne menyre me te suksesshme se gjithe te tjera u zhvilluan deget perpunuese. Ne ekonomine bujqesore situata paraqitet me pak e volitshme por megjithate e kenaqshme. Per shkak te thatesires se papare te kesaj vere ne vend u mblodh me pak bereqet por rezervat e drithit te vitit te kaluar mjaftuan per mbulimin e deficitit vendas.

20 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›