Si percaktohet numri i te papuneve ne Gjermani

Agjencia Federale e Punes me seli ne Nyremberg publikon cdo vit shifrat aktuale te te papuneve ne Gjermani. Aktualisht ne Gjermani ka rreth tre milione te papune po kush konisderohet si i tille
Ne statistiken e te papuneve perfshihen te gjithe ata qe jane ne moshen 15 - 65 vjec qe jane regjistruar prane zyrave te punes qe jane ne dispozicion te tregut te punes jane te punesuar ne nje vend pune me me pak se 15 ore ne jave. - sqaron Ilona Mirtschin nga Agjencia Federale e Punes.
Te papunet qe marrin pjese ne masa shkollimi nuk numerohen. Po ashtu as ata persona qe kekojne pune vete pa u regjistruar ne zyrat e punes.
Bildunterschrift Logoja e Agjencise Federale te Punes ne Gjermania
Rreth tre milione te papunet ne Gjermani ndahen ne dy kategori ata qe marrin ndihme per papunesi dhe ata qe marrin ndihme sociale. Nje e treta e te papuneve merr ndihme per papunesi. Sasia e saj llogaritet ne baze te rroges se fundit dhe paguhet maksimalisht per nje vit. Dy te tretat e te papuneve pra rreth dy milione marrin ndihme sociale apo sikurse quhet Hartz-IV. Ndihma sociale i paguhet gjithekujt per sa kohe e ka te nevojshme dhe garanton minimumin e jeteses ne Gjermani sqaron Ilona Mirtschin.
Kualifikimi kusht i domosdoshem per punesimin ne Gjermani
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Portali i Internetit i Agjencise Federale te Punes ne Gjermania
Sipas te dhenave te Agjencise Federale te Punes pervoja tregon se ata qe kane mesuar nje profesion e kane me te lehte te gjejne pune dhe se ne perspektive afatgjate ne Gjermani do te jete teper e veshtire qe te pashkolluarit te gjejne pune.
Numri i te hujave te papune ne Gjermani perben rreth 12 te numrit te pergjithshem te te papuneve. Nderkohe qe shumica e tyre marrin ndihme sociale dhe jo ndihme per papunesi. Te huajt pra ata qe nuk kane pasaporte gjermane perbejne rreth 8 te popullsise ne Gjermani.
Shanse te keqia per te gjetur pune kane te moshuarit. Si te tille konsiderohen personat qe kane mbushur 50 vjec Ne kemi kohe qe e dime se punonjesit ne moshe qe humbasin vendin e punes e kane me te veshtire se te rinjte per te gjetur nje vend tjeter pune. Mesatarja e te papuneve te moshuar si dhe kohezgjatja e papunesise se tyre eshte me e larta. - sqaron Ilona Mirtschin.
Po ashtu te shumte jane te papunet nga landet lindore te Gjermanise. Nje e treta e rreth tre milione te papuneve ne Gjermani jetojne ne territoret e ish-RDGJ-se.
Autor Klaudia Prevezanos / Pandeli Pani
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora