E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri Serbia deri tani konstruktive

Negociatorja kosovare, Edita Tahiri ka deklaruar se Prishtina ka pranuar negociatat me Serbinë me kushtin që ato të trajtojnë vetëm cështje teknike.

“Nëse në një moment cështjet politike, si ndarja e Kosovës, bëhen temë e dialogut, atëherë ky dialog për ne bëhet i papranueshëm”, ka pohuar Tahiri.

Megjithatë, duke folur për gazetën serbe “Blic”, Tahiri ka vlerësuar se deri tani përfaqësuesi i Beogradit në bisedime është treguar konstruktiv.

“Shefi i ekipit negociator serb deri tani është treguar shumë konstruktiv, duke u fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve teknike. Kjo jep arsye për optimizëm”, ka nënvizuar Tahiri.

Ajo ka shtuar më tej se, deklaratat e negociatorit serb për statusin nuk rrezikojnë bisedimet për sa kohë ato u përmbahen kornizave të parashikuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›