E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderhyrja ne Libi dhe grindja per Shengenin - Takimi franko-italian ne Rome

Ne luften kunder Gadafit Italia dhe Franca paraprijne. Te dy vendet qene nder te paret qe e lane ne balte autokratin duke pranuar pak me shume se para nje muaji Keshillin Provizor Kombetar si perfaqesuesin e ligjshem te Libise. Te dyja vendet priten javen qe shkoi shefin e keshillit provizor Mustafa Abdul Xhalil. Ata i premtuan per ta ndihmuar edhe tani kur sulmet ajrore kunder Gadafit me sa duket nuk po sjellin rezultat.

Nje numer i vogel i oficereve nderlidhes do te ndihmojne keshillin provizor per te mbrojtur popullsine civile. Kete e deklaroi zedhenesi i qeverise ne Paris Francois Baroin nje ore me vone e njejta gje u degjua nga Roma. Italia dhe Franca pasojne britaniket te cilet shpallen te paret dergimin e keshilltareve ushtarake. Ushtaret europiane veprojne keshtu ne token libiane edhe pse Kombet e Bashkuara kane miratuar vetem sulmet ajrore. Zedhenesi i Presidentit Baroin nuk sheh ketu asnje problem Keshtu ne qendrojme ne menyre rigoroze ne kuader te rezolutes se OKB-se sepse eshte me te vertete nje numer fare i vogel oficeresh nderlidhes. Ne nuk kemi plane te vendosim trupa kembesorie. Ne asnje rast ne asnje menyre.

Britaniket dergojne 20 oficere nderlidhes. Francezet dhe italianet dergojne nga 10 qe bejne 40 keshiltare ushtarake ne qofte se te dhenat zyrtare korrespondojne me te verteten dhe nuk jane me shume. Shumica e ushtareve vendosen ne Bengasi bastioni i rebeleve te Gaddafi-t. Eksperti per Mbrojtjen Jean-Dominique Merchet Keta ushtare do te bashkepunojne drejtperdrejt me shefat e kryengritesve. Ata koordijnojne punen e NATO-s dhe te kryengritesve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Parisi dhe Roma ne unanimitet per ndihma ushtarake por ne grindje per refugjatet

Oficeret nderlidhes mund ti dirigjojne nga toka avionet e NATO-s drejt objektivave te caktuara. Nje pjese tjeter e oficereve merret me trajnimin e rebeleve. Me shume se kaq nuk eshte aktualisht deklaron ministri francez i Mbrojtjes Geacuterard Longuet pavaresisht se rebelet kane kerkuar arme te tjera. Nuk mund tua plotesosh kerkesat te gjitheve. Ne se do te dergojme trupa kembesorie ne Libi apo jo kete duhet ta mendoje bashkesia nderkombetare. Kjo nuk eshte ne kompetencat tona por te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.

Presidenti Nicolas Sarkozy shpejtoi te shpjegoje qe kjo nuk duhet kuptuar ne asnje menyre sikur Franca po nderhyn per nje rezolute te re per Libine nje rezolute qe lejon ne menyre eksplicite trupat e kembesorise. Por shume e kuptojne pikerisht keshtu - edhe vete shtypi francez i afert me qeverine.

Kur bie fjala per ndihmen ushtarake ne Libi qeverite ne Paris dhe Rome jane te nje mendimi. Por ato grinden per refugjatet nga Afrika e Veriut. Lidhur me kete takohen te marten 26.04.2011 ne Rome presidenti i Frances Nicolas Sarkozy dhe kryeministri i Italise Silvio Berlusconi.

Qe me pare ka pasur zera qe Sarkozy do ta pezulloje perkohesisht marreveshjen e Shengenit me qellim qe te kontrolloje perseri kufijte e tij. Marreveshja e Shengenit e vitit 1995 e cila mundeson lirine e levizjes ndermjet shteteve anetare te BE-se lejon kontrollet kufitare vetem kur eshte e kercenuar siguria e brendshme e nje vendi. Keshilltari i presidentit Henri Guaino e relativizoi kete Franca nuk do te terhiqet ne asnje menyre nga marreveshja Shengen por ka nevoje per rregulla te reja. Guaino kritikoi indirekt qeverine italiane sepse ka pajisur refugjatet tuniziane me viza te posacme. Marreveshja e Shengenit nuk do te thote qe secili te beje cfare te doje dhe problemet e veta tua kaloje te tjereve. Franca kerkon klauzola te vecanta per shembull qe ne situata te jashtezakonshme te jene serish te mundshme kontrollet kufitare.

Autor C.Woumlszlig A.C.Heckmann / A.Verbica

Redaktoi V.Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›