E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si përfundoi Kuteli në burgun e armiqve të popullit

Dhimitër Pasko me të shoqen, Efterpin dhe 4 fëmijët, gjatë një çasti relaksi në liqenin e Pogradecit.

Ka qenë maji i vitit 47 kur Mitrush Kuteli përfundoi në qelitë e burgut të Tiranës.Dosja ku është dokumentuar kryqëzimi i shkrimtarit të njohur për faje penale kundër popullit dhe shtetit mban numrin 297. Në të, përveç të dhënave biografike, dallon pjesa urdhërore e prokurorit Publik, sipas së cilës Dhimitër Pasko të ndalohet për një kohë të pacaktuar dhe të mbyllet në burgun e armiqve të popullit. (Çuditërisht, togfjalëshi Armiqtë e popullit është shkruar me gërma të mëdha). Në pjesën tjetër të dokumenteve të Sigurimit të Shtetit që gazeta sjell në numrin e sotëm, zbulohet absurdi i akuzave dhe mënyra se si u penalizua nga regjimi komunist Mitrush Kuteli, një nga shkrimtarët më të njohur të shekullit të kaluar dhe themeluesi i prozës moderne shqipe. Në pretencën e prokurorit që i ka paraprirë procedurave represive, paradoksi dallohet që në rreshtat e parë. Faji u vërtetua nga deponimet e pjesshme të Dhimitrit, shkruan kreu i akuzës duke iu referuar atyre që shkrimtari kishte pohuar para zyrtarëve të Sigurimit. Sipas një dokumenti të shkurtit 48, Kuteli është shtrënguar të pranojë akuzat e pavërteta për veprimtarinë e kaluar politike, për disa shkrime të dyshimta dhe për miqësinë me tre personalitete të shpallur elementë antiparti. Në dialogun me Beqir Ndoun, oficerin e Policisë Sekrete që në fund të atij viti u emërua drejtor i  Sigurimit të Shtetit, bie në sy qëndrimi i guximshëm i Mitrush Kutelit me përgjigje të sinqerta rreth të kaluarës, ku ai kishte menduar e vepruar me paqartësi politike. Po cila është përmbajtja e procesverbalit…?
DOKUMENTI
Pyetësia e zhvilluar nga kapiteni i parë Beqir Ndou, më 1 mars 1948
BEQIR NDOU: Ke qenë ti anëtar i Rojës së hekurt në Rumani?
DHIMITËR PASKO: Kam qenë simpatizues i saj për një kohë të shkurtër, por anëtar jo.
BEQIR NDOU :P se e simpatizoje këtë lëvizje?
DHIMITËR PASKO: Për parullat e saj socialiste, si p.sh. puna është nder, zhvillimi i kooperativave për të luftuar spekulimin e tregtarëve, puna vullnetare me krah e intelektualëve etj., të cilat shoh sot se i kishin marrë nga komunizmi…
BEQIR NDOU: Ishte socialiste kjo lëvizje?
DHIMIËR PASKO: Atëherë besoja se po, sot kuptoj se jo.
BEQIR NDOU: Kishte lidhje me gjermanët kjo organizatë dhe a e dije ti një gjë të tillë?
DHIMITËR PASKO: Nuk e dija, por më vonë e mora vesh.
BEQIR NDOU: Dije gjë ti atëherë për Bashkimin Sovjetik?
DHIMITËR PASKO: Gjë të sigurt nuk dija, libra nga Bashkimi Sovjetik nuk vinin dhe mendimet e mia ishin shumë konfuze, ashtu siç i krijonte shtypi rumun që ishte reaksionar dhe fjala bolshevik në shtyp përdorej për keq.
BEQIR NDOU: Nga këto del që ti ke qenë fashist i vjetër.
DHIMITËR PASKO: Nuk kam qenë fashist, por një socialist i turbullt, pa gjet vijën e caktuar.
BEQIR NDOU: Ti i kishe të gjitha mundësitë për të kuptuar të mirën dhe të keqen, kishe mbaruar Shkencat Ekonomike dhe pse tani paraqitesh si i pafajshëm, prandaj fol!
DHIMITËR PASKO: Universiteti ishte i shumëanshëm dhe nuk jepte mundësi të orientoheshim dhe për strukturën ekonomike, për punë që zhvilloheshin (në BS) nuk flitej fare ose kur flitej e quanin kaos. Këto ishin kurset që bëheshin në Universitet.
BEQIR NDOU :D omethënë ti je rritur me tendenca reaksionare?
DHIMITËR PASKO: Dëshira e ime ka qenë gjithmonë gjetja e një rruge për drejtësi shoqërore. Ambienti ishte konfuz, reaksionar, unë mbeta i dezorientuar.
BEQIR NDOU: Ke qenë ti vullnetar në Bashkimin Sovjetik më 1941-n?
DHIMITËR PASKO: Jo nuk kam qenë dhe as që mendoja, por më morën disa muaj ushtar me forcë dhe prita rastin e parë që të largohesha. Atje kam qëndruar dy muaj dhe punoja si sekretar i II-të, me anë të bankës u lirova, pasi kërkova vetë një gjë të tillë.
BEQIR NDOU: Në Shqipëri kur je kthyer dhe me cilët je takuar?
DHIMITËR PASKO: Jam kthyer në shtator të 1942 dhe jam takuar me plot njerëz, si dhe me Dhimitër Beratin, ish-president i SASTEB-it, kam biseduar me të çështje familjare. Në dhjetor, hyra në SASTEB dhe qëndrova pesë muaj, megjithëse kontrata ishte për një vit, dhashë dorëheqjen dhe pasi kapitulloi Italia, kam punuar në Bankën Kombëtare.
BEQIR NDOU: Puna që ke bërë ti, ka qenë në shërbim të okupatorëve?
DHIMITËR PASKO: Unë kam menduar si kundër okupatorit, për të mos u dhënë mjete financiare, për të larguar ose ngadalësuar ato që jepte qeveria, për të siguruar rezervën e për të mos emetuar monedhë të re.
BEQIR NDOU: D.m.th., ti e paske paralizuar aparatin e shtetit nazist-fashist?
DHIMITËR PASKO: Po, e kam sabotuar.
BEQIR NDOU: Çfarë shkrimesh ke shkruar në kohën e gjermanëve?
DHIMITËR PASKO: Kam shkruar artikuj ekonomikë dhe letrarë në gazetën Bashkimi i Kombit. Kjo ishte e qeverisë, por artikujt e mi ishin kritikë kundër qeverisë për çështje financiare dhe ekonomike.
BEQIR NDOU: Si të linin ty të shkruaje kundër qeverisë? Ndërkohë që e vërteta është se ti ke qenë bashkëpunëtor i Bashkimit të Kombit dhe qeverisë kuislinge.
DHIMITËR PASKO: Ata nuk kuptonin. Skishte kontroll, ishin budallenj, kishte anarki. Tani titujt nuk me kujtohen, por ishin mbi financën, kundër shpenzimeve të kota…
BEQIR NDOU: Pas çlirimit, çpunë ke bërë dhe pse ike nga banka?
DHIMITËR PASKO: Kam punuar në Bankë dhe ika se kam qenë i sëmurë, nevrastenik dhe më pas kam punuar nja dy muaj për përgatitjen e programit të folklorit në Institutin Pedagogjik.
BEQIR NDOU: Çmarrëdhënie ke pas me Kolë Kuqalin?
DHIMITËR PASKO: Ato që rridhnin nga detyra si sekretar administrativ, në bankë.
BEQIR NDOU: Je takuar shpesh me të lartpërmendurin?
DHIMITËR PASKO: Në bankë kur ishte po, me pas kam shkuar në shtëpi, kur kanë sjellë eshtrat e djalit nga Prishtina më 1946, ky ka ardhur te shtëpia ime një herë për shënime dhe për urime martese. Kur erdhi me tha se nuk jam nisur direkt për te ty, por pasi isha në një shtëpi, këtu afër u ktheva për urime.
BEQIR NDOU: Tjetër herë ke qenë në shtëpinë e tij?
DHIMITËR PASKO: Po kam qenë për të bërë bibliografinë e librave të rinj që më kishte ngarkuar Instituti i Studimeve më 1947-n, për këtë punë kam qenë edhe në Komunitetin Mysliman dhe në atë Ortodoks, në depot e librave etj.
BEQIR NDOU: Takoheshe me Kolën ndonjëherë tjetër, e çfarë bisedonit?
DHIMITËR PASKO: Mund të jem takuar rastësisht rrugës dhe e pyesja shpesh për të birin që i kishte vdekur, pasi doja të s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›