Diamanti: Ashtu si Marigoja, Griselda është një viktimë

Elvira Diamanti
Ajo e kishte mësuar shumë vonë ngjarjen. Mundohet tu rrijë larg lajmeve të këqija që bombardojnë përditë mediat.Por kishte qenë e pamundur. Në inbox-in e telefonit i vinin mesazhe me Marigo, Gjino, jastëkë… Nuk po merrte vesh asgjë, çpo ndodhte.. Kureshtja e çoi aktoren dhe drejtoreshën e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Elvira Diamanti, që të ulej para televizionit, ndonëse në orët e vona të mbrëmjes, për të mësuar diçka më shumë për ngjarjen që tronditi shqiptarët disa ditë më parë: Griselda apo Marigoja shqiptare, siç e quajtën disa. Plot 24 vite më parë, Diamanti ka luajtur mrekullisht rolin e Marigosë në filmin Përrallë nga e kaluara, me regji të Dhimitër Anagnostit, ku, për inat të prindërve e të vjehrrëve, sajoi një shtatzëni të rreme, duke vënë një jastëk në bark. Një shtatzëni që ndezi një fshat të tërë. Por për Diamantin, historia e Griseldës është ca më e dhimbshme se ajo e Marigosë së saj. Ashtu si edhe shumë të tjerë, ajo përpiqet të gjejë arsye, por në fund dorëzohet dhe thotë se gjithçka është fryt i një absurdi të tërë që po përjeton shoqëria shqiptare… Si grua, si nënë, por edhe si aktorja që dikur ka përqeshur ca zakone prapanike, ajo nuk mund të mos ndihet e tronditur.
Ditëve të fundit, i gjithë opinioni publik u trondit nga historia e Griseldës, vajzës që shpiku një shtatzëni të rreme dhe trilloi një ngjarje që do të kishte qenë tragjike, nëse do të kishte ndodhur vërtetë, ju si e përjetuat këtë histori?
Historinë e kam mësuar dy ditë pasi kishte ndodhur dhe, për aq sa kam mësuar më pas, vetëm mund të them që asgjë nuk vjen pa shkak. Nuk i di shkaqet që e kanë çuar atë vajzë të sajojë këtë histori, por një hall të madh e ka pasur patjetër.
Ju ngjall keqardhje?
Në të gjithë këtë histori më vjen keq për të dyja palët, për shoqërinë shqiptare, që së pari u përball me një monstruozitet, me një histori që të linte pa frymë, por që më pas, kur u zbardh, doli një hiçmosgjë. Unë nuk e përjetova vetë këtë ndjesi, por duke filluar që nga ime motër, të gjithë më thanë që ishte një ngjarje shokuese. Dhe, të them të drejtën, jam munduar ti qëndroj sa më larg këtyre historive. Por më vjen keq edhe për vajzën, që arriti në këtë pikë.
Gjatë këtyre ditëve, Griseldën e kanë krahasuar me Marigonë, personazhin që ju keni luajtur tek Përrallë nga e kaluara, mendoni se ajo vërtetë është një Marigo moderne?
Po ta lidhja me Marigonë, rolin që unë kam luajtur, do të thosha që Marigonë e kishte lidhur prej këmbësh dhe duarsh shoqëria, fshati, vjehrri, vjehrra dhe ajo gjeti një mënyrë për tu hakmarrë. Ishte një gjest fëminor, por që ajo e ndërmori për tu thënë prindërve e vjehrrave: Më martuat me zor, më dhatë një burrë, atëherë mbani pasojat, që janë një shtatzëni. Rasti i Griseldës është ca më ndryshe, por edhe ajo është padyshim një viktimë.
Çmund ta çojë një femër të ndërmarrë këtë veprim kaq të dëshpëruar?
Në rastin e Griseldës ndoshta ka qenë një gënjeshtër e fillimit, nga e cila nuk mund të dilte e që e ka çuar edhe më tej apo ka qenë rrethi familjar që e ka shtyrë… sepse në një shtazani, do ketë patjetër edhe një fund, që është fëmija… Nuk di çtju them. Më duket tërësisht absurde e gjitha kjo. Di të them që ajo është një viktimë, në mënyrë të padiskutuar. Të arrish të gënjesh kaq gjatë, të tentosh të presësh damarët… E gjitha është rezultat i absurdit që jetojmë, i një ngatërrimi të madh të marrëdhënieve njerëzore.
Nga rrëmbim personi, në kallëzim të rremë
Më 1 qershor 2011, pas denoncimit të bërë nga kunati i saj dhe nga vetë Griselda Zaimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda e regjistroi dosjen me akuzën rrëmbim personi me pasoja të rënda. Por, një ditë më pas, ishte Prokuroria që me një deklaratë pohoi se ngjarja nuk ishte rrëmbim. Pak orë më vonë, Griselda pranoi sajimin dhe akuza u kthye në kallëzim të rremë në organet e Policisë.
Dhimitër Anagnosti: Komedia vazhdon

Dhimitër Anagnosti
Këto ditë zagushie në Tiranë, qoftë për shkak të temperaturave të luhatshme, motin e shëmtuar, por edhe lajmeve akoma më të shëmtuara, regjisori Dhimitër Anagnosti ka vendosur ti kalojë larg kryeqytetit. Bashkë me bashkëshorten, Roza Anagnosti, kanë shkuar të pushojnë në fshat e tu rrinë sa më larg lajmeve, si ai i Griseldës, së dashurës së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit. Kemi vetëm një radio këtu dhe kemi dëgjuar shumë pak për këtë ngjarje, na thotë përmes telefonit aktorja Roza Anagnosti. Të njëjtën gjë pranon edhe i shoqi, Dhimitri, i cili nuk ka shumë për të thënë rreth kësaj ngjarjeje absurde. Sigurisht që, kur më shumë se dy dekada më parë ai krijoi filmin e mrekullueshëm Përrallë nga e kaluara (1987), nuk e mendonte se skemën e tij të jastëkut do ta përdorte dikush vite më vonë. Por, ndryshe nga Marigoja, nuk i doli për mbarë… Duket se komeditë vazhdojnë akoma, thotë ai. Marigoja është një trill artistik dhe detaji i jastëkut është një krijim artistik. Si duket, edhe pas kaq vitesh paska inspiruar dikë në një veprim të sajin, thotë Anagnosti, kur e bën me dije se nuk kanë qenë të paktë ata që e kanë konsideruar Griseldën si personazhi i tij, Marigoja. Ajo duhet të më dëmshpërblejë që ka huazuar krijimin tim tek autoriteti i të drejtave të autorit, thotë regjisori, pa lënë mënjanë humorin e tij të hollë, që në rastin konkret e përdor edhe për të çtensionuar pak situatën e krijuar nga kjo histori tragji-komike.
Ekspertizë reagimit të Griseldës ndaj Elvis Roshit dhe shtatzënisë
TIRANE Një komision mjekësh do të ekspertojë gjendjen psikologjike dhe mendore të Griselda Zaimit. Pas zbardhjes së rrethanave të para të ngjarjes me denoncimin e rremë dhe rrjedhën e ngjarjeve, para dhe pas alarmit që shkaktoi denoncimi në Polici, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të ekzaminojë gjendjen mendore të vajzës, në mënyrë që të vendosë më pas për përgjegjësinë penale të saj. Fakti se një ditë pas denoncimit për rrëmbim dhe lindje me detyrim, 28-vjeçarja pranoi se kishte sajuar gjithçka, e bën atë të akuzuar për kallëzim të rremë, çka parashikohet si vepër penale në ligjet shqiptare. Por, nëse del se ka probleme mendore, Griselda Zaimi mund ti shpëtojë përgjegjësisë. Nga të dhënat e mbledhura nga Prokuroria, ka rezultuar se më parë 28-vjeçarja nuk është njohur si problematike në sjellje dhe në komunikim me të tjerët. Ndërkohë, gjendja e saj ka ardhur duke u rënduar pas problemeve shëndetësore, prej të cilave ka mësuar se e pengonin të mbetej shtatzënë. Burime nga organi i akuzës kanë pohuar se dosja penale do të mbahet tek Krimet e Rënda deri në përfundim të ekspertimit të gjendjes së 28-vjeçares. Ekspertimi ndaj saj do të kryhet në mënyrë të veçantë, duke testuar reagimet për çështjen e shtatzënisë dhe marrëdhënien me bashkëjetuesin e deri pak ditëve më parë, Elvis Roshin, kryetar i Bashkisë së Kavajës. Sipas burimeve nga Prokuroria, mësohet se me kërkesë të grupit të hetimit, është shpjeguar natyra e ekzaminimit mendor dhe psikologjik që nevojitet ti bëhet Griselda Zaimit. Mjekësia ligjore nga ana e saj ka hyrë në kontakt me spitalet dhe klinikat që kanë mjekët përkatës, për krijimin e komisionit që do të realizojë ekspertizën. Qëllimi i verifikimi