E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si po shkon misioni i Enxhit?

21/02/10 15:30

Banorët janë ulur në dhomën e ndenjes dhe po bisedojnë për gjëra të ndryshme. Në shtëpinë e vjetër Erjoni dhe Jetmiri kanë filluar të përgatisin veshje duke përdoruar çarçafët. Ata marrin gërshërët dhe ngjurat për të përgatitur veshje bojaxhinjsh. Në shtëpinë e re pas organizimit të buxhetit të javës, banorët bisedojnë dhe herë pas here shkëmbejnë shaka ndërmjet tyre. Në një moment pranë Klodit dhe Seldidid vjen Enxhi (vajza që banorët e dinë banore të re) e cila ka një mision të veccantë. Ajo duhet të jetë në rolin e nxiteses për situata dhe ngjarje të ndryshme. Këtë gje ajo ka nisur ta bëjë që me njohjet e para me banorët. Enxhi është veshur me një fustan të shkurtër, me një pamje provokuese ajo ulet pranë djemëve, por mbi tavolinë. Klodi i thotë:-ku je moj çupkë, të hëngsha fustanin dhe më pas e pyet për gjatësinë. Enxhi thotë se është 1.73m dhe më pas tregon se si është njohur me Seldin në jetën jashtë. Në bisedën e tyre merr pjesë edhe Bledi i cili e ngacmon Enxhin dhe vajza i përgjigjet në mënyrë akoma më provokuese. Ndër të tjera Enxhi flet me banorët për krijimin e marëdhënieve me ta. Ajo thotë se nuk e priste që Oltën ta kishte mikeshë ndërkohë që i thotë Seldit se një nga arsyet e saj për të hyrë në BB ka qenë pikërisht ai. Unë hyra për ty por tani i preva shpresat ka thënë Enxhi. Më pas djemtë e kanë pyetur banoren e re edhe për gjera të tjera duke e ngacmuar për sjelljen dhe veshjen e saj. Vajza u përgjigjet dhe herë-herë mën dhe ajo pyetje për të zbuluar mendimet që ata kanë për banorët e tjerë të shtëpisë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›