Si qëndrojnë rezultatet e partive në Prishtinë, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021

PRISHTINË, 10 shkurt/ATSH/ Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në kryeqytetin Prishtinë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo parti ka marrë vetëm 65.13 për qind të votave të vitit 2021.
Kështu, sipas KQZ-së, në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje prin me 46.80 për qind në rezultatet preliminare.
Partia Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në kryeqytet ka arritur të marrë 18.43 për qind, ndërsa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marrë 11.74 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në kryeqytet ka arritur të marrë 25.54 për qind të votave, derisa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 16.27 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas rezultateve preliminare ka arritur t’i marrë 3.31 për qind derisa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marrë 3.50 për qind.
Rezultatet preliminare të publikuara sot nga KQZ-ja, nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës. /KosovaPress/