E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, vonesa e publikimit të rezultateve shihet si mangësi

PRISHTINË, 10 shkurt /ATSH/ Petra Bayr, kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), deklaroi sot se në përgjithësi Kosova mbajti zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Ndërsa ka theksuar se këto zgjedhje kanë shfaqur një reliev politik në të cilën janë përfaqësuar edhe komuniteti shumicë dhe pakicë.

Megjithatë, ajo ka përmendur edhe disa nga sfidat nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë. Sipas saj, publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare, po ashtu është parë si mangësi.

Në një konferencë për media, Bayr tha se zgjedhjet janë bërë në përputhje me ligjin e zgjedhjeve të vitit 2023 i cili në përgjithësi ofron një kornizë të përshtatshme.

Ndërsa, nënvizoi se publikimi online i vonuar i rezultateve paraprake po ashtu është parë si mangësi.

Sipas saj, ngritja e vetëdijes dhe mundësitë për t’u ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta duhet të përkrahet më tepër.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën të dielën, më 9 shkurt. Rreth 40,59 për qind e mbi 1,9 milionë votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan të dielën e 9 shkurtit. Për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa konsullata diplomatike të Kosovës nëpër botë. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›