Si rënia e Bashkimit Sovjetik ka ndryshuar mediat që japin 24 orë lajme
Mediat ndërkombëtare që raportuan ngjarjet historike në Moskë më 25 dhjetor 1991, ishin të parat që përhapën lajmin në botë. Në fillim të atij viti, Ted Turner’s Cable News Network kishte arritur fitore në lajmet televizive. Një dekadë pas themelimit të saj, CNN, tejkaloi “Tre Gjigandët” - ABC, CBS, NBC – me raportimet e saj nga brenda Irakut gjatë Luftës së Gjirit. Rrjeti televiziv i lajmeve 24 në 24-orë ishte në ditët e tij më të mira. Në ditët e Krishtlindjeve, CNN mori përsipër një tjetër ngjarje kryesore, në Moskë.
Me përjashtim të një grupi filmik të vogël të rrjetit ABC për një dokumentar në Moskë, CNN kishte akses ekskluziv atë ditë, si te Boris Jeltsin, që pritej të bëhej presidenti i parë rus, si dhe tek Kryeministri sovjetik Mikhail Gorbaçov. Pas transmetimit të fjalimit të dorëheqjes së Gorbaçovit, live, CNN transmetoi një intervistë me ish-udhëheqësin sovjetik. CNN e transmetoi fjalimin në 11:00 EST (Eastern Standard Time), qoftë në kanalin e vet si edhe nëpërmjet rrjeteve të tjera që kishin blerë të drejtën për transmetim, mbi 150 vende; lajme këto, që bënë histori duke u transmetuar anembanë botës në të njëjtën kohë. Kjo ishte hera e parë që një rrjet lajmesh kishin transmetuar, live, një intervistë me një udhëheqës botëror në të njëjtën natë që ai kishte dhënë dorëheqjen.
Kamerat më pas u “ulën” ashtu si flamuri sovjetik, i cili kishte valëvitur mbi Kremlin për dekada të tëra, u ul dhe u zëvendësua. Flamuri nuk ishte parashikuar të zëvendësohej deri pas Vitit të Ri, por punëtorët e Kremlinit bënë ndryshimin menjëherë pas dorëheqjes së Gorbaçovit. Lajmet Ruse, të vetmet të informuara paraprakisht për ndryshimin, ishte organizata e vetme që e filmoi këtë në video.
Edhe dorëzimi i “valixhes” bërthamore nga duart e njërit tek tjetri do të kishte qenë një imazh ikonë, por kjo nuk ndodhi, së paku direkt. Transferimi i kontrollit të raketave bërthamore të Bashkimit Sovjetik nga Gorbaçov tek presidenti Boris Jeltsin, ishte një veprim shkresor. Të dy liderët nuk bënë një shkëmbim të drejtpërdrejtë, por një shërbim telegrafik gjeti një foto të Gorbaçovit gjatë nënshkrimit të dokumentit të dorëzimit të kontrollit të armëve. Imazhi u shfaq në faqen e parë të gazetave të nesërme në mbarë botën.
Atë natë në 21:00 - ditën e Krishtlindjeve - Presidenti George H. W Bush iu drejtua kombit nga Zyra Ovale. Fjala e tij u transmetua live nga rrjetet televizive më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën. Udhëheqës të tjerë të botës bënë deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjet e ditës, të cilat u botuan edhe në shtypin e shkruar. Shumica e liderëve perëndimorë vlerësuan Mikhail Gorbachev, duke njohur krijimin e Commonwealth of Independent States - organizatë pasardhëse e Bashkimit Sovjetik - dhe shprehën besimin e tyre në sigurinë e armëve bërthamore me transferimin e pushtetit.
Për mediat në mbarë botën, fundi i Bashkimit Sovjetik ishte ndoshta ngjarja më e madhe e vitit 1991. Raportimi nga Moska në ditën e Krishtlindjeve solli shumë diskutime: Analiza të fjalimit të dorëheqjes së Gorbaçovit, çfarë kuptimi kishte fundi i Luftës së Ftohtë për fatin e ekonomisë ruse dhe atë të republikave të tjera të dala prej saj, për rezervat energjetike, armët bërthamore dhe ndikimin ekonomik në vendet e tjera komuniste (si Kuba dhe Korea e Veriut).
Në ditët para se të përhapej interneti, telefonat celularë, mediat sociale, bota i merrte lajmet rreth saj nga rrjetet televizive, gazetat dhe revistat, shpesh me një kohë vonesë të paktën një ditë. Por, në ditën e Krishtlindjeve 1991, njerëzit mundën të shihnin historinë që po ndodhte, ajo po ndodhte mu përpara tyre, në ekranet e televizorëve të tyre.
Ky shkrim është pjesë e një kolane12-pjesëshe që eksploron se si marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë formësuar (modeluar) botën që prej fundit të Bashkimit Sovjetik nga dhjetori 1991
...