Pas vdekjes së Kim Jong Il, çfarë do të ndodhë në Kore?
Afati i fundit - Në një mënyrë ose tjetër, vdekja e liderit tё Koresë sё Veriut , Kim Jong-il ndryshon gjithçka. Është shumë e qartë, qё Kim Jong , djali i llastuar i Kimi dhe tani nё rolin e “Pasardhësit tё Madh”, është i papërgatitur për të udhëhequr; përveç emrit, ai s’ka trashëguar asgjë tjetër nga i ati. E vemja gjё qё është nё favorin e tij, është ngjashmëria e habitshme nё disa aspekte me gjyshi e tij, Kim Il-song, i cili, çuditërisht, kishte një lloj “pëlqimi” për Koreano-Veriorët. Duke e vështruar nga larg situatën, Kim III do t’i duhet shumë ndihmë, ndërkohë, ne mund të presim konsolidime tё mëtejshëm me Ushtrinë Popullore të Koresë dhe pjesës qё i takon nё udhëheqjen e vendit. Mё shumё se kurrë, ne duhet të presim mё tё keqen nga Koreja e Veriut. Mbi të gjitha, Perëndimi duhet të punojnë ngushtë me Kinën. Në këtë pikëpamje, asgjë nuk ka ndryshuar. Çdo bisedë me zyrtarët kinezë në ditët e sotme, të çon në të njëjtin përfundim: Kina dëshiron të rifilloi bisedimet gjashtëpalëshe, me synim tё bindë Korenë e Veriut që të braktisë programin e të saj tё armëve bërthamore. Problemi qëndron këtu: Pavarësisht angazhimit të bisedimeve të tё gjashtë pjesëmarrësve, pra Kinës, Shteteve tё Bashkuara, Koresë sё Jugut, Japonisë, Rusisë, madje edhe Koresë sё Veriut (premtimi formal nuk ka gjasa që të ndryshohet si rezultat i vdekjes se Kim Jong-il) rezultatet e deritanishme janë të pamjaftueshme për të mbështetur procesin. Për tё ri-vitalizuar bisedimet, do të duhet një përkushtim dhe ri-ndërmarrje tё hapave, për të arritur përfundimet e shumëpritura. Për fat të keq, Kina, pjesëmarrësja me ndikimin mё tё madh mbi Korenë e Veriut, duket me pak e angazhuar për të bërë atë që i është kërkuar. Koreja e Veriut është fqinj me Kinën dhe de-stabilitetit politik apo social nuk është pritur aq mirё. Ajo qё thuhet, është se Kina ka frikё për një lëvizje të mundshme refugjatësh. Por ky është vetëm fillimi. Qëndrimi i Kinës është pro-luftarak, rrënimi i fqinjit tё saj është shumë i ndërlikuar. Ndërsa ka një numër shumë tё madh modernesh, të orientuar drejt biznesit kinez dhe në ankth për të ndërtuar të ardhmen e vendit, ka edhe nga ata që shohin një trimëri çuditërisht tё admirueshme tek fqinji i varfër. Rezistenca ndaj “presionit” tё huaj është një hipotezë e vjetër në historinë kineze dhe kush e bën më mire atë se vetё koreano-veriorët; të cilët duket se janë të përgatitur për të luftuar deri nё frymën e fundit? Zyrtarët kinezë, të cilët janë të angazhuar, mbi të gjitha, për ruajtjen e rendit në vend, duhet të pyesin veten se çfarë do tё ndodhte sikur partia komuniste e Koresë së Veriut tё dështonte. Kjo nuk është aq shumë një çështje e politikës së jashtme sesa një çështje në lidhje me politikën e brendshme të Kinës. Sa më afër një vend është me Kinën, aq më shumë do ta analizojë e gjykojë përmes “lenteve” të çështjeve të brendshme, veçanërisht çështjet e sigurisë kombëtare. A do tё ndikojë shuarja e partisë udhëheqëse të Koresë së Veriut në debatin brenda Kinës, për të ardhmen e komunizmit tё saj? Shumë zyrtarë kinezë nuk do tё dëshironin ta dinin. Ndoshta, vështirësia më e madhe qё shqetëson kinezet, buron nga një temë e përçmuar, por shumё familjare nё lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare: "Mendimi i Vjetër", Pra, paaftësia për të kuptuar pak a shumё realitetet e reja. Koreja e Veriut është një shtet i brishtë, madje edhe më shumë pas vdekjes së Kim Jong-il-së. Për fillestarët, ky nuk është një atdhe kombëtar, një karakteristikë që ndihmon shumë shtete tё rrezohen. Republika e Koresë është” Atdheu”, i vendosur në jug, përtej pamjeve me tela e gjemba dhe fushave të minuara mirё. Propaganda e Koresë se Veriut është përpjekur gjithmonë për të përfaqësuar vendin si Korea "e vërtetë", ku kultura, gjuha, dhe çdo gjë tjetër supozohen tё ofrojnë formën e saj me të dlirё. Por ky argument është kaq i vjetruar sa edhe pjesa tjetër e vendit. Kinezёt, e pranojnë se Koreja e Veriut nuk mund të mbijetojë në gjendjen aktuale dhe kanë kërkuar të inkurajojnë udhëheqësit e saj për të “përqafuar” reformat ekonomike, pa bёrё asnjë ndryshim politik. Por, me një Kore tё Jugut të begatë, çdo relaksim i kufijve do të thotë se askush nuk do të mbetet atje për rindërtimin e vendit. Kjo është arsyeja pse rruga kineze drejt reformave nuk është në dispozicion tё Koresë sё Veriut. Konsideroni vuajtjet dhe udhëtimet e rrezikshme për lirinë, tё refugjatëve tё Koresë së Veriut, por për momentin mos i pranoni ata. Atëherë pse Kina vazhdon tё trillojë një shpresё-torturё, duke theksuar se ekziston një mundësi për një Kore tё Veriut tё reformuar nё tё ardhmen? Përgjigja duket se qëndron në shqetësimin se: Dështimin i Koresë së Veriut do të ishte një fitore për SHBA-tё dhe një humbje për Kinën. Mbi tё gjitha, shteti pasues nё gadishullin Korean do të jete Koreja e Jugut, një aleat traktati i SHBA-ve. Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitur për t’ia bërë të qartë kinezeve se: “Çdo ndryshim në marrëveshjet politike me gadishullin Korean, do të rezultojë në një humbje strategjike për Kinën.
Për shembull, ndërsa SHBA s’do tё imponojë kushte mbi kinezet, kryesisht mbi detyrimet nё fushёn e mbrojtjes se Amerikës, në Korenë e Jugut; ajo mund të angazhojë kinezët duke i shpalosur disa garanci si: asnjë nga forcat amerikane s’do të vendosen mbi 38 paralel (korrespondues). Në të vërtetë, duke pasur parasysh disponimin aktual në SHBA, mund të jetë e vështirë (në kontekstin e unifikimit korean), për të vazhduar stacionimin e trupave amerikanë në gadishull, e jo mё përgjatë lumit Yalu. Për mё tepër SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë bёrё plane, pra, për t’u marrë me pasojat humanitare të një kolapsi të Koresë së Veriut. Pra, pse të mos t’i ndajnë këto plane edhe me kinezët? Është e panevojshme të thuhet se bisedimet tё tilla do të jenë tepër sensitive, siç do tё jetё edhe kolapsi mundshëm i Koresë së Veriut, i cili nuk u parapri nga një shkëmbim pikëpamjesh serioze mbi këtë temë. Herët ose vonë, një dialog i tillë duhet të fillojë. Duke pasur parasysh të ardhmen e pasigurt që na paralajmëron, dhe duke “përdorur” vdekjen e Kim Jong-Il-së, them se tani mund tё jetё momenti i duhur.
Christopher R. Hill, ish-ndihmës/sekretar i Shtetit amerikan për Azinë Lindore, ishte Ambasadori i SHBA-ve në Irak, Korenë e Jugut, Maqedoni dhe Poloni; i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Kosovën, një negociator i Marrëveshjes për Paqe “Dayton Peace Accord” si edhe krye-negociatori amerikan me Korenë e Veriut gjatё viteve 2005-2009. Tani është Dekan i Shkollës “Korbel” për Studime Ndërkombëtare, i Universitetit tё Denverit.
Tendencë/A është Kim Jong Un pasardhësi?
“Foreign Policy”
Victor Cha i Universitetit të Georgetown radhit në mënyrë të rrallë mendimet e tij në shkrime, të cilat janë botuar njëri në faqet e gazetës “New York Times” dhe tjetri në “Financial Times”, të dy mbi pasojat e vdekjes së Kim Jong Il. Argumenti kryesor i Victor-it është se udhëheqësi i ri Kim Jong Un, (djali i të ndjerit Kim Jong Il, nipi i Kim Il Sung) nuk do të jetë në lartësinë e duhur për të marrë detyrën e drejtimit të një regjimi tashmë të trazuar. Sipas tij: "Një sistem i tillë thjesht nuk mund të vazhdojë më tutje". Ai dyshon se kjo situatë do të inkurajojë Kinën për t’u përfshirë më aktivisht në politikat e brendshme të Koresë së Veriut (dhe mund të shkojnë aq larg sa ta “përvetësojnë” atë si një pothuajse-krahinë të tyre). Cha nuk mendon se Shtetet e Bashkuara mund ose duhet të bëjnë më shumë në këtë moment, por ai rekomandon që Shtetet e Bashkuara të fillojnë të marrin parasysh mundësinë e rrëzimit të regjimit ose të trazirave të rëndësishme të brendshme dhe të dyfishojë përpjekjet e saj për të krijuar një linjë komunikimi me Pekinin për këtë çështje.
Victor di shumë më tepër se unë në lidhje me Korenë e Veriut, kështu që unë nuk jam i gatshëm të sfidoj qoftë parashikimet e tij, qoftë porositë e tij. Por unë mund të mendoj për të paktën një arsye pse Kim Jong Un mund, përsëris mund – të bëjë diçka më ndryshe se ç’pret Cha. Nëse elita e Koresë së Veriut në pushtet e kupton brishtësinë e saj dhe njeh rreziqet se çfarë mund të sjellë një luftë serioze për pushtet, atëherë Kim Jong Un mund të mbijetojë vetëm duke mos e shkaktuar këtë. Pse? Sepse ai është udhëheqësi i vetëm që mund ta pranojnë të gjithë pretendentët për pushtet në qoftë se bëhet fjalë për të shmangur një pasiguri të rrezikshme që do të sillte një luftë të hapur për pushtet.
Siç ka treguar historia e çdo familjeje mbretërore, kalimi dinastik i pushtetit nuk garanton që ai vend do të ketë një sundimtar të talentuar ose të efektshme çdo kohë. Por kjo mënyrë shpesh funksionon, sepse kështu shmanget lufta mes pretenduesve të ndryshme të mundshëm për pushtet. Kim Jong Un edhe në qoftë në një rol “kukull”, ai gjithsesi është personi i vetëm në Korenë e Veriut që mund të pretendoje në mënyrë të besueshme se ka qenë i zgjedhuri nga ish Udhëheqësi i dashur.
E gjithë kjo nuk do të thotë që regjimi nuk do të ketë probleme reale në muajt që do të vijnë dhe unë sigurisht nuk do të çuditesha në qoftë se parashikimet Cha të realizoheshin. Por, duhet thënë se dinastia e Kim zgjati aq shumë sa askush nuk e priste dhe ne nuk duhet të habitemi tërësisht, nëse i sapo ardhuri në pushtet, “Pasardhësi i Madh”, rezulton të jetë kandidati i ardhur me kompromis nga pjesa tjetër e elitës të cilët kanë vendosur të tolerojnë për të shmangur procesin e rrezikshme të ardhjes së dikujt tjetër në pushtet.
...