Si shkruante UPDIKE
Kjo eshte pjesa e dyte e intervistes se autorit te njohur qe i eshte bere per Paris Review. Ne te pershkruan sesi i merr personazhet, menyren sesi i zgjedh dhe konceptet e tij per jeten, shkrimin...Struktura e tij e mendimit eshte disi e veshtire, por qe i takon nje njeriu te vecante dhe pa frenimet qe i bejne zakonisht njerezit e rangut te tij.
Nga Charles Thomas Samuels*
Vijon nga numri i shkuar
Si reagon Zonja Updike, ndaj punes suaj? Time ju ka cituar kur keni thene se ajo nuk eshte kurre dakord me romanet tuaja?
"Maria eshte nje lexuese e ndjeshme dhe e pacmueshme. Ka gjithmone te drejte edhe pse ngandonjehere, vecanerisht ne romane, une s'ngulmoj shume te vazhdoj po te mos jete bekimi i saj i pakualifikuar, qe e kam te nevojshme te jete zakonisht. Vetem se tek e fundit, une-humoristi, fanatiku, harbuti-duhet te lejohem qe te kem edhe thenien time. Dua te them se kurre s'i kam nenvleftesuar verejtjet e saj dhe ajo, nga ana tjeter, me shume takt m'i ka shtuar pak e nga pak".
Ne review tuaj per Letters to Father Flye, ju e mbroni shume profesionalizmin ne shkrim. Por keshtu si ndodh, a jeni disi i shqetesuar qe keni shkruar thjesht per te jetuar?
"Jo, ngaqe gjithmone me eshte dashur te vizatoj apo qe te shkruaj per te jetuar. Te pershtaturit me te eshte nje alternative me te cilen jam mesuar dhe duket se eshte nje si ndjenje qe vertete ne fund te le pak si te zbrazur dhe te korruptuar. Kam qene ne gjendje qe ta mbeshtes veten me shume nga format e respektueshme te shkrimit-poezia, tregimet, romanet-por ajo qe kam bere ne gazetari duket se ka qene me shume e dobishme per te jetuar. Shtoj se mund te shkruaja deri edhe shtojca per deodorantet dhe etiketa per shishet e kacup-it nese do me duhet qe te beja keshtu per jeten. Mrekullia e kthimit te romuzeve ne mendime dhe mendimet ne fjale dhe pastaj fjalet ne metal dhe ne shtypjen me boje kurre nuk me perfaqesojne mua; apo aspekti teknik i berjes se librave qe nga zgjedhja e fontit te llojeve deri tek lidhja me zamke. Te gjitha me interesojne njesoj. Dallimi ne mes te nje gjeje e cila behet mire dhe nje gjeje e cila eshte bere keq mund te jete kudo-madje qe nga gjithe rrathet e Parajses dhe deri ne ato te Ferrit".
Ju keni shkruar shume rreth kritikes ne letersi. Pse?
"E kam bere kete, (a)kur disa autore te tille si Spark apo Borges, me kane ngacmuar mendimin dhe me kane bere qe te kem disi informacione te mira; (b) kur dua te shkruaj nje ese apo nje dashuri romantike apo te ndjej teologjine e Barthit; kur ndjej se jam injorant per dicka, si ne berjen e llojit qe i ngjan fabules moderne frenge, apo edhe kur pergatitem per berjen e nje review-je qe me shtrengon te lexoj dhe pastaj te shkruaj".
E keni ndjere kete menyre edhe si mjet te mire per hartimin e fabules tuaj?
"Mendoj se eshte shume mire per nje autor, qe te mos pengohet nga review-te e mpira, qe i kane bere te tjeter, por te zbuloj vete se cfare arti kokeforte eshte ne vetvete hartimi i nje review-je. Duhet qe te keni parasysh se sesa e veshtire eshte per ta mbajtur fabulen drejt nje permbledhje te caktuar, apo te kesh ne koke vetem nje si lloj klasifikimi te elementeve per te shkruar me pergjegjesine e ndershme mbi dike. Por, theksoj se e bera e nje review-je nuk duhet te kthehet ne nje zakon. Megjithate, ajo e inkurajon nje shkrimtar te mendoj per vetveten si nje ekspert. Ajo ka te beje me fabulen si nje ndermarrje kolektive dhe e gjithe specieve te njohura per te arritur qe te bejne ekspertizen e duhur, e cila e ushqen imagjinaten si nje aktivitet social dhe cerebral-bashke me te gjithe iluzionet e demshme".
Do doja t'ju pyesja pak per zakonet e zakonshme te punes suaj, nese do te me lejoni. Cfare lloj orari ndiqni zakonisht?
"Une shkruaj per cdo dite te javes, qe ne mengjes. Perpiqem te ndryshoj gjate dites ate qe kam bere ne vjershat e mia, apo poezite, qe me ndihmojne per kete per me vone. Nisem per projekte te medha dhe perpiqem qe te rri me to ne mendje, madje edhe ne ditet qe i konsideroj si shume te merzitshme. Megjithate, per cdo roman, qe kam botuar ka pasur gjithmone nje variant te pambaruar apo nje te copezuar. Disa nga tregimet e shkurtra-qe mendoj se me vine ne cast si "Lifeguard", "The Taste of Metal", "My Grandmother's Thimble"-jane te tilla fragmente te shpetuara dhe pastaj te rishikuara. Shume kane ardhur menjehere drejt dhe fill qe per here te pare-jane drejtuar drejt shkrirjes se tyre ashtu si Frost do te thoshte per poezite e tija. Nese nuk do te kete ndonje perzierje, nese fabula vazhdon si e mbajtur dhe e fiksuar aty ne nje vend, eshte me mire te ndaloj dhe te shikoj pak perreth. Ne realizimin ne nje krijim duhet te kete "gjalleri", e cila nuk mund te jete shume e pritur apo e paracaktuar, qe me pare. Kjo eshte e mira per t'u zhvilluar, per tu fiksuar dhe per cfaredo gjeje tjeter. Perpiqem menjehere te vendos ne levizje nje parathenie te vertete, e cila priret nga dyshimi apo kurioziteti dhe ne fund te fabules apo romanit e ndreq kete pjerresi dhe e kompletoj krejt levizjen, qe kam ne koke".
Kur e kalon kete dite-pune a je i afte te lesh ate pas apo qe ta besh thjesht punen tende, e cila te fanitet ne mbremje...?
"Po, por mendoj se eshte subkoshienca qe e zgjedh ate dhe rastesisht edhe ndonje fjali shqetesuese apo nje imagjinate qe e drejton qenien drejt apo jashte dickaje. Eshte ajo atehere, qe ju ben nje si shenim per te. Nese jam goditur nga nje subjekt, perpiqem qe te liroj nga pak vetveten nga kjo gjendje, perpara se te ulem poshte serish. Qe te levizesh permes dites dhe i rrethuar nga njerez, muzika dhe qofte dhe ajri eshte me e lehte qe te besh pastaj shperngulje te medha ne mendjen tende sesa per te njejten gje, kur rri i ulur ne makinen e shkrimit ne nje dhome, e cila te duket pak si klaustrofobike. Eshte e veshtire qe te mbash ne mendje vetem nje projekt qe do behet natyrisht doreshkrim me vone. Juve duhet qe te uleni ne tavoline dhe te zbuloni se zgjidhja qe ju keni arritur tek e fundit, i pershtatet pagjumesia, e cila ne te vertete edhe i shkon. Hamendesoj se kurre s'jam i ndergjegjshem per veten si shkrimtar dhe nga projektet e tanishme. Pak vende, pastaj i quaj si vecanerisht te favorshme per te inspiruar-automobila, kisha-vende private. Kam sajuar Couples gati te vendosur te gjithen ne kishe- me copa te vogla dhe fiksime qe nuk mund t'i shenoj ketu ne nje si program dhe qe t'i marr pastaj me vete ne zyre te Henen".
Atehere, juve nuk jeni tamam ai shkrimtari, qe tani jeni bere i famshem. A ndjeni ndonje lloj eksperience qe e quani si disavantazh per kete fame, qe keni marre?
"Me kane intervistuar shume. I kam nxjerre shpesh jashte, sepse qofte edhe nje qe te interviston eshte pak si teper. Megjithese e veshtire, ju perpiqeni kur e jepni intervisten qe te jeni te ndershem apo te plote, kurse ata perballe jane thjesht si nje telefon i brendshem. Ata jane dicka tmerresisht e gabuar qe merr informacione per ty dhe qe i percojne drejt kesaj makine dhe versionit te tyre se cfare do te nxjerrin jashte saj -keshtu juve ju mbet te jeni thjesht i shurdher per gjithe gjerat qe dini dhe keshtu makina do te jete e gabuar. I gjithe materiali, qe del pastaj jashte, eshte i prekur nga emri im dhe tek e fundit nuk jam fare une. Lidhja ime me ju dhe rruga ime lineare qe t' pergjigjem jashte ketij zeri jane krejt te shperfytyruara. Ne nje interviste, juve duhet qe te thoni pak a shume ate qe ata duan. Ju i lini atyre perballe te gjithe terrenin e duhur te forces suaj dhe beheni pak a shume nje qenie qe monologon, qe flet bosh. Ndryshe me Mailer dhe Bellow, por une s'kam shume per te vrare mendjen qe te shqiptohem mbi ceshtjet e medha sesi te reformohet vendi, sesi te zgjidhet kryebashkiaku i New York, apo sesi te menaxhohet bota me buzagazin e nje heroi te The Last Analysis. Jeta ime eshte ne nje sens i thjeshte, nje gjepur tek e fundit. Ose me thjesht jeta ime eshte ajo, e cila mbetet ne veprat e mia. Njeriu qe duket ne cover e Time eshte krejt ndryshe nga ai qe jam une ne te vertete, apo nga monologu i te cilit do dale i botuar ne Paris Review. Ai eshte krejt ndryshe nga ai qe une ekzistoj ne te vertete fizikisht dhe ne menyre sociale apo nga ai qe realizon rrefimin apo poezine. Kjo eshte nje gje, e cila eshte pafundesisht e mrekullueshme dhe ndonje opinion eshte diku edhe me i ashper sesa teksti i krejt gjerave te mia te verteta.
E kam pare te veshtire qe te jap opinione per medien. Ne argumentin e teologjise, une e mbeshtes Karl Barth; politikisht favorizoj Demokratet. Por ruaj si thesar timin nje shenim qe ka bere John Cage qe asnje pershtatje jona por thjesht hapja dhe kurioziteti jane gjerat tona te duhura per jeten. Qe te flasesh sic duhet per gjerat duhet te injoroni torrollaket dhe zerin e fjales mbi gjerat, qe ju nuk i dini fare".
Nje nga gjerat qe kam menduar gjithmone se do te ishte e veshtire per t'u zgjidhur nga nje shkrimtar i madh ishte qe te realizonte ne menyre te vazhdueshme pune, i inspiruar prej amatoreve. A keni ndonje eksperience per kete dhe nese keshtu si e trajtoni ate?
"Tentoj qe t'i humb ato. Pra...doreshkrimet. E ndjej veten si nje shkrimtar i frymezuar, por ju e dini qe kurre se kam bere nje gje te tille. Kam menduar se shkrimtaret qe botohen kane punuar derisa jane bere te vlefshem per t'u botuar, ndersa kam hamendesuar se e vetmja rruge per te bere kete eshte e tille e veshtire. Ketu jam pak si i ngaterruar-p.sh nga nje i ri qe me shkruan mua letra shume te kendshme qe me sugjeron sesi te sillem ne kursin e shkrimeve te improvizuara. Qartesisht, jam bere si nje pjese e Krijimit qe pritet t'i sherbeje rinise-ashtu si presidentet e kolegjeve dhe policia. Jam ende duke u perpjekur qe te edukoj veten time. Ndersa dua te lexoj vetem qe te mbahem dhe te ndihmohem per te nxjerr nga pakot e mbeshtjella bagazhet e mia".
Ndersa jemi ne subjektin e rolit tuaj publik, habitem sesi ju reagoni nga rritja e perdorimit ne shkolle te mesimit te menyres se ndertimit te fabules suaj ne kurset e ndryshme neper kolegje.
"Oh, Vertet? Vertet e mesojne ate?"
Une vete e kam perdorur shume. Cfare mendoni per te dhe menyren sesi shkruani, kuptohet si nje shkrimtar? A mendoni se ka per qellim qe te nderhyje me perfshirjen e lexuesit apo ndjenjen ne punen tuaj. Dua te them a shkoni bashke me idene e Trilling, per shembull, qe letersia moderne eshte diku e holluar nga shfaqja e konteksteve sociale neper klasa apo nuk jeni fare ne dijeni rreth kesaj?
"Jo. Duke u kthyer pas ne punen e kolegeve te mi, apo kurset e kolegeve eshte thjesht nje rruge per ta shperndare shkrimtarin neper libra, dhe njehere juve duhet qe te shperndaheni, sepse lidhja shkrimtar-lexues eshte e vertete atje. E kam lexuar Dostojevskin per nje kurs te nje kolegu dhe pastaj kam qare.
Nese ajo qe thoni ju eshte e vertete, atehere jam i kenaqur. Por mendoj se eshte e veshtire qe te japesh mesim ashtu si kam bere deri me tani, kurse qe ndjej se jane shkrimet bashkekohore qe duken si te verteta. (Ne Oxford ata ndaleshin me shpesh te Tennyson). Natyrisht ndoshta une vete s'jam aq bashkekohor me; ndoshta jam ndonje lloj i Eisenhower".
Juve jeni mbi tridhjete vjec-A e ndjeni veten se jeni tashme mbi nje si kreshte?
"Mos qesh-Shume shkrimtare amerikane jane mbi kete kreshte ne te tridhjetat e tyre. Ndoshta jam si Sherman Adams dhe Fats Domino dhe te tjeret si e dini, figura qe jane tashme si gjysme te braktisura dhe qe kane marre persiper nje si interes historik te caktuar. Ne jemi ne ankth ne Amerike per faktin qe t'i paketojme gjerat tona shpejt dhe nje shkrimtar duhet qe te pergatise bagazhet e tij para se te kete gati arkemortin ne momentin qe po i mberthejne madje gozhdet e fundit".
Mire, le te mendojme per nje lloj tjeter pergatitje bagazhesh tani-jo paketimin nga koha por nga vendi. A jeni i ndergjegjshem se i takoni nje tradite te caktuar se letersise amerikane? A mund te na pershkruani veten tuaj si pjese e kesaj tradite amerikane?
"Mundem. Rralle here kam qene aq larg ketij te ashtuquajturi vendit tim".
Ne menyre me specifike a ndjeni se ju keni mesuar gjera te rendesishme apo keni ndjere thjesht fqinjesi shpirterore me shkrimtaret klasike amerikane, te tille si Haythorne, Melville, James apo thjesht njerez te ketij rangu?
"E dua shume Melville dhe me pelqen James, por perpiqem qe te mesoj me shume nga evropianet sepse mendoj qe ata kane forca qe te sjellin ne kujtese Puritanizmin, ku nuk barazohet e verteta thjesht me intuiten-"
Me fjale te tjera, ju doni te ushqeheni nga gjerat, te cilat nuk i ndjeni si te pandara nga tradita jone.
"Drejte. Nuk jam duke thene se mund te shkruaj si Melville apo James, por qe ky lloj pasioni dhe paragjykimi qe ata kane treguar ne punen e tyre gjendet gati ne gjithe kockat e mia. Nuk mendoj se eshte e nevojshme gjithmone qe t'u permbaheni perseritjeve te instinkteve tuaja. Shume me mire eshte qe te kerkosh modele dhe se cfare nuk mund te beni ju vete. Ndertimi i subjektit amerikan eshte nje element disi i holle dhe pa histori, p.sh per gruan dhe une jam perpjekur per te bere nje grup portretesh femra, me ane te cilave doja te tregoja se edhe ne e kemi arritur kete lloj civilizimi apo dekadence ku mund te shikojme te grate. Nuk jam i sigurt per Mark Twain nese ai do te ishte i afte per te bere kete ne kohen e tij".
Le te shkojme ne punen tuaj tani. Ne nje interviste qe ju keni dhene per "Life" keni shprehur keqardhje me qendrimin "Po, por" qe kritiket kane adresuar ne drejtimin e kesaj fraze. A eshte i vertete preokupimi i pergjithshem se ju i keni bere bisht subjekteve te medha, si ato qe u kane drejtuar per te shkruar, p.sh. Couples?
"Jo, dua te them se punet e mia ne teresi thone 'Po, por', 'Po, ne Rabbit, Run ne peshperitjet me te ngutshme tona te nevojave te brendshme, por-' jo per fabrikat sociale qe shkaterrojne ne menyre aq vrastare njerezimin. Po ashtu ne The Centaur kam shkruar per vete sakrificen dhe detyren, por- cfare mund te thuhet per vete agonine e nje burri dhe fikjen e tij te ngadalte? Jo kam shkruar ne Poorhouse Fair per homogjenizimin social dhe humbjen besimit, por-degjo zerat per gezimin e ekzistences se qenies. Jo, Ne Couples per nje komunitet religjioni qe eshte krijuar te qendroje mbi nderhyrjen e brendshme fizike, por, cfare tjeter duhet qe te bejme, ndersa Zoti i shkaterron kisha tona? Une nuk mund te kujdesem aq shume per ate qe thone kritiket per punen time: nese ajo eshte e mire do te vije ne hapesiren e nje brezi apo edhe nje tjetri per te lundruar si duhet; dhe nese jo, ajo do te zhytet, duke mos pasur nderkohe te siguruar faktin per te cilin jeton, mundesine e kohes se lire dhe kenaqesine e intimitetit te zanatciut. I shkriva Couples sepse ritmi i jetes dhe vepra ime e kerkonte ate dhe jo te fashisja zerat kritike qe qarkullonin rreth e rrotull".
Cfare doni te thoni kur i atribuoni ndertimin e komuniteteve te religjionit ne Couples per shkaterrimin e Zotit te kishave tona?
"Gjykoj se emri 'Zot' eshte rishfaqur per dy sende krejt te ndryshme. Zoti ne shembullin e pare qe eshte Zoti i nderuar dhe qe eshte brenda kesaj kishe te bukur te bardhe, pak a shume Zoti i Puritaneve, qe duket si i holluar me uje. Une, kurre ne te vertete si kam kuptuar teologjite, qe na e shfajesojne Zotin e termeteve dhe tajfúneve apo vuajtjen e femijeve. Nje zote qe nuk eshte Zot, ky Krijues atehere nuk eshte shume i vertete te une. Por ne te vertete eshte Zoti, i cili hedh gjuhezen e drites dhe po ky Zot qe eshte siper ketij Zoti te kendshem, mbi ate Zotin qe ne nderojme dhe e respektojme ne te vertete. Po me duket se po them gjera si Zoti i Vrazhde mbi Zotin e Mire dhe ai eshte per shembull Piet qe beson ne te. Per cdo gje, kur kisha te digjet, Piet do te jete i cliruar nga pesha e moralitetit dhe mund te zgjedhe Foxy-apo mund te pranoje zgjidhjen e bere per te nga ana e Foxy dhe Angela qe veprojne ne bashkim-dhe qe mund te dalin nga paraliza e fajit drejt asaj qe pas eshte si nje lloj lirie. Ai ndan ate, qe eshte super-natyrale qe te martohet me natyralen. Une doja te humbja Anxhelen, ne menyre qe te ndjehej si nje humbje e madhe-Angela eshte me e kendshme sesa Foxy-megjithese kete here eshte Foxy qe ai do me thelle , eshte Foxy qe ne disa rruge te erreta eshte kthyer ne nje si taje per te. Keshtu qe librat nuk mund te kene gjithnje nje fund te mire. Ka megjithate nje rruge qe dua ta theksoj ( duke folur per ate "po, por") ne te cilin me shkaterrimin e kishes me heqjen e fajit te tij, ajo do te behet e pakuptueshme. Ai behet thjesht nje emer ne paragrafin e fundit: ai kthehet ne nje njeri i kenaqur dhe ne nje sens dhe vdes. Me fjale te tjera, nje person qe ka te gjitha ato qe do, nje person i kenaqur, nje person qe eshte ne terezi por qe ndalon te jete nje person. Adami i te pareve eshte nje majmun. Por, kete e mendoj dhe ndjej. Ndjej qe te jete nje person, ai duhet te jete ne situaten e tensionit, apo te jete ne nje situate dinamike. Nje person vertete i rregulluar s'eshte nje person qe i ka te gjitha-si nje kafshe me veshje apo nje gje qe sherben si statuete. Keshtu qe ka gjithmone nje fund te mire, me nje 'por' ne fund".
Jam i habitur nga kontrasti ne mes prezantimit te permendjes se kontakteve orale-gjenitale ne Couples dhe shfaqjen e vete percaktimeve te tyre ne Rabbit, Run. Kembengulja e Rabit qe Ruth te kryeje aktin duket si e shkaktuar nga zvetenimi.
"Jo, Janice e kishte pasur femijen".
Nese doni te thoni keshtu, une dua te di akoma pse nje kategori qe eshte trajtuar si neutrale ne librat e fundit eshte kaq shume e dukshme, krahasuar me ato te hershmit.
"Po, Couples, eshte nje pjese qe rrefen dicka rreth ndryshimit te edukates se mbajtjes seksuale te trupit, e cila ka ndodhur qe nga koha e botimit te 'Rabbit, Run', nje sens qe ka ardhur me vone ne vitin '59. Shkurt, pas kesaj, ne kemi pasur Lady Chatreley dhe librat e pare te Henry Miller dhe tani ndodh qe nuk mund te ecesh qofte edhe ne nje dyqan te zakonshem grocerie pa hasur pornografi neper rafte. Vetem te kujtoni momentin sesi Piet eshte shtrire ne krevatin e Freddy duke admiruar koleksionin e tij te librave te Grove Press? Ne Rabbit, Run, ajo qe eshte kerkuar ka te beje me ate qe tek Couples eshte dhene krejt e lire. Cfare do thoni Ju? Eshte nje rruge per te ngrene, per te ngrene mollen qe ne njohim. Eshte nostalgjike per ta, per Piet e Annabela Vojt dhe per Foxy te hebrenjve. Ne Librin e De Rougement mbi Tristanin dhe Isolten ai flet per sterilitetin e te dashuruarve dhe Piet dhe Foxy jane sterile perballe njeri-tjetrit. Me vone, me ka bere shume pershtypje kur kam folur me nje mik timin, i cili eshte biokimist sesa ai e thekson faktin per bashkimet kimike te enzimave, por qe ne fakt jane vete strukturat e tyre: ato lidhen, mes qenieve te gjalla, jo vetem se jane bere te tilla apo menyra sesi ekzaktesisht ato e prekin njera-tjetren. Keshtuqe i leme keto gjera qe kane te bejne me kontaktet orale-gjenitale.
Por per seksin ne pergjithesi, me te gjithe kuptimet, ne fabulen time gjerat jane te detajuara dhe duken se jane te nevojshme per te qene. Ato duken krejt te verteta ne lidhjet e tij sociale dhe fiziologjike. Ndaj, le te nxjerrim aktin seksual jashte nga Closet dhe jashte altarit dhe ta vendosim ate krejt ne vazhdimesine e sjelljes se zakonshme humane. Ka shume episode tek Henry Miller qe kane rezonancen e tyre humane, apo seksi te Lolita pas terheqjes se cmendurise se personazheve, qe tingellon aq i vertete dhe qe une e kam gjetur seksin po ashtu edhe te D.H. Lawrence te bere nga grate ne pikepamjen per te bindur mjaftueshem. Ne mikrokozmosin e ndergjegjeve individuale, ndarjet seksuale jane te medha por jo te gjitha te eklipsuara; le te perpiqemi qe t'u japim atyre madhesine e duhur".
Dua te leviz tek The Centaur, nese kam te drejte duke e vleresuar ate ne ate qe eshte formalisht jo karakteristik. Jam habitur sesi ju e preferoni ate ne romanet tuaja?
"Mire, me duket se ne kujtese eshte libri im me i vertete dhe me i gezuari; e kam ngritur nje moment dhe kam lexuar pak faqe ne te cilin Caldwell eshte duke insistuar ne lajkatimin e lypesit te ngrene nga mola, qe eshte ne te vertete vete Zota Dionis dhe fillova te qesh".
Cfare ju ka bere ne kete rast qe te perdorni nje paralele te tille mitike?
"Kam levizur fillimisht, qe nga varianti i Kironit drejt mitit te Herkulit-nje nga shembujt e paket klasike te vete-sakrifices dhe me emrin e vecante qe i ngjan me shume Krishtit. Libri fillon si nje perpjekje qe te publikoje vete mitin. Mitologjia vepron ne nje numer rrugesh; me nje efekt korrelativ dhe te zmadhuar te nostalgjise se Pjetrit, nje dramatizim te ndjenjes se Caldwell per perjashtim dhe misterit rreth tij, nje kontrapunkt i idealizmit ne nje nivel te vertete laviresh apo si nje shfajesim per nje numer shakash, nje shprehje serioze e ndjenjes sime se njerezit qe ne takojme jane maska dhe ata, jo rralle, fshehin dicka qe eshte mitike, ndoshta prototipin apo ate zgjatjen ne mendjet tona. Ne duam disa gra me shume se te tjerat thjesht nga paracaktimi, keshtu me duket mua".
Pse nuk keni bere shume pune rreth kesaj ideje?
"Po. Por, une kam punuar diku ne nje menyre mitike. Pervec tregimit tim te shkurter per Tristanin dhe Isolden ka dhe nje histori per Shen Stefanin qe nenvizohet te The Poorhouse Fair dhe te Peter Rabbit nen Rabbit Run. Ngandonjehere duket se eshte me gjysme-ndergjegje; per shembull vetem me vone kam pare qe Brewer qyteti i tullave eshte i pikturuar me ngjyren e vazove dhe ajo eshte vazoja qe z. McGregor e rreshqiti mbi Peter Rabbit. Dhe ne Couples, Piet s'eshte vetem Hanema/Anima/Jete, ai eshte edhe Lot, njeriu me dy vajzat virgjeresha qe arratiset nga Sodoma duke braktisur te shoqen atje".
Po, natyrisht qe historia e Tristanit ashtu si edhe The Centaur, por vetem nese romanet e tuaja kane nenvizuar subjekte mitologjike dhe te shenjta, ato nuk mund te imponojne ashtu si eshte bere per shembull me The Centaur. Keshtu qe me ler mua te riformatoj pyetjen. Pse nuk keni bere paralelele me te qarte ne librat e tjere?
"Oh, une s'mendoj qartesisht se te tilla paralele do te ishin ndonjehere te verteta. Une dua te them se librat duhet te kene sekretet e tyre, ashtu si edhe njerezit. Mendoj se ato duhet te kishin nje bonos per lexuesin e ndjeshem apo atje ku ka nje lloj dridhje zeri prej subkoshiences. Nuk mendoj se detyra e rrefimit te shekullit te njezete eshte te tregoje vetem histori te vjetra. Shpesh jam habitur me ate qe donte te thoshte Elioti ne esene e tij te famshme mbi Uliksin. A mendonte ai vertete se ne tashme shteruam nga energjia fizike, dhe forcat shpirterore dhe primitive apo qe ne mund te vazhdojme te tregojme pak, apo edhe qe te vazhdojme te tregojme histori te vjetra? Apo donte te thoshte dicka per ngjarjet njerezore: dashuria, vdekja... Valle ndryshimet e verteta kapercejne apo ndryshojne ne te vertete ato te cilat na fshehin ne dhe qe nen to duket se eshte arritur nje forme klasike rrefimi? Une nuk e di tamam se cfare ka dashur te thote Eliot. Por une di qe ka nje te vertete per te gjithe ne: ne disa prej terheqjeve qe kemi nga historite e vjetra. E imja eshte nje perzierje e nje breznije qe s'eshte rritur mbi Biblen. Historite greke duken se jane me shume nje monedhe universale dhe historite e saj ne te vertete kane sherbyer si nje finance me shume per krijimet moderne krahasuar me ato te hebrenjve. (Megjithese, ketu, lexojme dicka te mrekullueshme te Kirkegard qe ritregon sesi Abrahami dhe Isaku jane te Frika dh Ankthi). Frojdi ka percaktuar nje numer gjendjesh te krijesave pas kesaj.
Kam lexuar sagat e vjetra-Beowulf, Mabinogion- duke u perpjekur qe te gjej historine ne formen e saj me rudimentare, duke kerkuar per ate histori qe eshte-Pse keta njerez na kenaqin ende kur i lexojme? A jane ato nje lloj historie qe fsheh? Apo qe ka te ngjare me shume qe ato jane rruget e clirimit te nje ankthi ne transferimin e te jashtmes mbi nje rrefim si te shpikur dhe shlyerjen e saj permes katarsisit? Ne cdo rast, ndjej nevojen per kete lloj mbeshtetje qe t'i hap udhe rrefimit dhe ndoshta aluzionet e mia te varrosura jane si pohime per te. Eshte e kendshme qe ka gjera qe nuk i dini dhe qe ne fakt i keni bere. Une jam vetja kur e kam perdorur Piet-in si Loti dhe kam qene i vetedijshem te Piet dhe Foxy, ashtu si kam qene diku per Tristanin dhe Isolden, por nuk kam qene i vetedijshem per te qe te ishte thjesht nje Don Zhuan. Diten tjeter kam marre nje leter te gjate dhe te mrekullueshme nga nje njeri ne Wesleyan qe ma ka pershkruar librin ne termat e legjendes se Don Zhuanit, duke nxjerre nje numer analogjish te ndritshme. Ai mendonte se Don Zhuani, historikisht, eshte shfaqur ne vendet imperialiste ashtu si ne nje si batice qe kthehet: Don Zhuani klasik shfaqet ne Spanje qe nga koha kur spanjollet kane humbur Holanden dhe aktiviteti i Piet diku, po ashtu, perkon me frustrimin tone ne Vietnam. Te gjitha keto jane lajme per mua, por e them dhe njehere qe me tingellojne si te drejta. Me duhet ta lexoj serish letren. Ajo me ka nxjerre disa baza te harmonise se vertete, ujdi te se vertetes me prototipet e ndergjegjes se Perendimit qe une jam i lumtur qe t'i pranoj".
Le te kthehemi nga miti te historia. Ju keni shfaqur nje deshire qe te shkruani per Presidentin Buchanan. Ende, deri me tani, te pakten me aq sa shikoj, historia amerikane eshte normalisht e munguar nga puna juaj ne kete drejtim?
"Jo tamam. Me duket krejt ndryshe. Ne secilen nga romanet e mia, eshte dhene nje vit preciz dhe koha e sundimit te nje presidenti; The Centaur eshte qartesisht nje liber per Trumanin dhe Rabbit, Run eshte per kohen e Eisenhower. Coulpes mund te marre vend ne kohen e Kennedy; ku komentet sociale e gjurmojne ate dhe jane shume specifike me ato vite ashtu si lulet ne nje livadh, te cilat lulezojne vetem ne momentin e veres. Edhe The Poorhouse Fair ka nje president Lowenstein dhe nese dikush nuk eshte i emeruar ne Oh The Farm kjo mund te kete qene thjesht prej librit, qe eshte hartuar ne nje rruge te vecante, qe po ashtu ndodh edhe ne te ardhmen. Megjithese, ne kemi nje te ardhme e cila zgjat per vetem nje vit apo dickaje qe i paraprin shkrimit-nje e ardhme tani ne te shkuaren. Hook, Caldwell, Applesmith te gjithe flasin per historine dhe te perditshmen te sjellin titujt kryesore te gazetave, duke goditur ndergjegjen e karakterit jo direkt dhe nga subkoshienca qe gjithsesi eshte e mjaftueshme: Hapi i pare i Piet ne joshjen e Foxy eshte i paster: ajo eshte pjese e motivuar nga vdekja e femijes se Kenedi. Dhe atmosfera e frikes qe pershkon The Centaur eshte e nje shtrirje, e cila rrefen nervat e hershme te luftes se ftohte. Fiksimi im per gjerat e perditshme te njerezve te zakonshem ka me shume histori sesa ne te gjitha librat e historise, tamam si atje qe ka nje histori qe merr me shume fryme ne arkeologji sesa ne listen e lufterave te deklaruara dhe ndryshimeve te qeverise".
Cfare mund te na thuash per dhunen? Shume kritike ankohen se ka nje mungese ne punen tuaj-dhe kjo u duket si nje element qe eshte i qortueshem, sepse eshte kaq shume prezente ne bote. Pse ka kaq pak ne faqet tuaja?
"Ka pasur vertete shume pak ne jeten time. Une kam luftuar atje ku s'ka pasur lufte dhe jam perfshire disa here ne pak grushtime rrugesh. Nuk mendoj per nje njeri pacifist qe ne jeten e tij mund te pretendoje per dhune ne subjektet e tij; veprimi i pergjakshem i Nabukovit per shembull me duket me shume letrar sesa jetesor mua tek Lolita. Muriel Spark ka cilesine e pershkrimit te vrasjeve qe ne permbledhim ne mendjet tona. Dhuna e meparshme e Mailer eshte gje e pavlere, ashtu ai ajo e qara e Leslie Fiedler, per me shume dhe me shume. Ndjehem me nje brishtesi ne drejtim te karaktereve te mia qe pengojne berjen e dhunes ose per ta perdorur ate. Ne pergjithesi, kontinenti Amerikano Verior ne kete shekull ka qene nje vend ku katastrofa eshte mbajtur larg. Dhe, perndryshe, vete jetet ku kam qene deshmitar ma kane shmangur vdekjen reale. Te gjithe romanet e mia mbarojne me nje vdekje false, nje vdekje pjesore. Nese ashtu si do ishte holokausti me ate teprim te gjerave mund te na vizitoje kam shume besim per kapacitete e mia dhe per shprehjen qe mund te ngrihet ndryshe, nese do te jetoj me kete rast. Nderkohe le te mbetemi te gjithe me disa aksese te shtypi i shkruar qe mos te abuzojne per privilegjet tona me fantazite ...".
Mire dhe nje gje: Jam i sigurt qe shume njerez impresionohen nga ty tek nje element te subjektit tend: Saktesia e fakteve. Menyra sesi per shembull ju siguroni te dhena per biseden e Ken Whitman mbi fotozintezen po aq sa me Piet mbi restaurimin arkitektural. A kerkoni ju ne menyre aktive nje material te tille apo mbeshteteni ne ate qe pak a shume dihet, qe me pare?
"Mire. Me duket se eshte pak nga te dyja. Jam krenar qe ju e quani kete fakt teper bindes. Por une vete s'jam shume i sigurt per te. Nje njeri, jeta e te cilit ka kaluar ne biokimi apo ne ndertimin e shtepive, truri i tij eshte i pershtatur vetem per nje mendim te tille. Eshte tmerresisht e veshtire, qofte kete mendoj edhe per specialistet qe te me bindin mua per tjetren. I pyes ata pak a shume me pyetje te zgjuara, per nuancat e verteta tek personazhet-por eshte e veshtire per mua qe te rikonstruktoj ne mendjen time, mendjen e nje njeriu qe ka kalua plot njezete vjet, p.sh. ne nje fushe te caktuar. Mendoj se perpjekja duhet te behet, megjithate. Ka nje mprehtesi ne subjektin bashkekohor rreth menyres sesi veprohet ne bote, kuptohet pervec botes akademike. Une dua te perpiqem, vecanerisht ne roman qe tu jap karaktereve profesionet e tyre. Dramat e Shaw kane nje pasuri te mrekullueshme te pershkrimit te tipeve profesionale. Sensi i Shaw per proceset ekonomike, mendoj se e ka ndihur ate (a) qe te kujdeset dhe (b) qe te barte per te zhytur pastaj si duhet ne mister qenien e nje oxhakfshiresi apo nje minister. Nje nga detyrimet me minimale qe ka nje liber eshte qe ato qe i thote lexuesit duhet te jene faktikisht te drejta ashtu si duhet te jene tipografikisht te kenaqshme dhe me shume apo me pak te korrigjuara ne menyre korrekte. Etika elementare e autorit ju dikton juve te beni te pakten perpjekje qe te imagjinoni teknikisht detaje po aq sa emocionale bashke me dialogun".
Perktheu nga origjinali Ben Andoni
Vijon