E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pornostarja del lakuriq ne skenen e Sanremos

Nje ngjarje e paprecedente ka ngjare ne skenen e festivalit italian Sanremo, teksa nje pornostar ka dale e zhveshur para publikut. Gjithcka ka ndodhur ndersa prezantuesi i festivalit, Paolo Bonolis, ishte duke intervistuar themeluesin dhe pronarin e revistes "Playboy", Hugh Hefner. Ne keto momente, pa e vene re askush, pornostarja Laura Perego eshte ngjitur ne skene e zhveshur, ndersa ne trup i ishte vizatuar nje tatuazh i madh si tiger. Gjate momentit krejtesisht te paparashikuar, Bonolis eshte munduar te ruaje qetesine, nderkohe qe dy agjente te sigurise e kane nxjerre "te paftuaren" nga skena. Me trupin e pikturuar si tiger, aktorja e pornos tha se kjo ishte nje proteste kunder veshjesh se veshjeve te lekures. Me vone ishte kuptuar se aktorja kishte hyre ne sallen e teatrit "Ariston" me nje bilete te rregullt, kishte zbritur nga galeria gjate nje pauze publicitare per t'u ngjitur e per t'u zhveshur me pas ne skene. Asnjeri nuk eshte munduar ta ndaloje, sepse vajza dukej pjese e skenarit, per shkak te temes se intervistes qe po zhvillohej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›