Si te besh per vete kengetaren Fergie

Fergie, vokalistja e grupit Black Eyed Peas, ka shprehur krenarinë e saj pasi aktori Josh Duhamel, bashkëshorti i këngëtares, ka marrë një çmim nga Kryqi i Kuq pas punës humanitare të bërë në Haiti dhe Japoni, vende që pësuan fatkeqësi natyrore.
Duhamel organizoi një garë në plazhet e Santa Monikës për të mbledhur fonde që shkuan në ndihmë të Japonisë, vendit aziatik që u godit nga tërmeti dhe cunami më 11 mars. Nga kjo iniciativë u mblodhën 150 mijë dollarë.
“Josh më duket edhe më tërheqës kur merr këto iniciativa”, deklaroi Fergie në një program televiziv.
Nga ana e tij, Duhamel deklaroi: “Kur ndodhin fatkeqësi të tilla, në fillim ka një bum mediatik, por pastaj mediat kalojnë në çështje të tjera. Dua t’i kujtoj njerëzve që populli japonez ende po vuan.”