E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne France hyn ne fuqi ndalimi i burkes

Tre jave iu deshen Ministrise se Brendshme franceze per te perpiluar dekretin e burkes per policine franceze. Krahas prefekteve letren zyrtare e moren per ta kontrolluar edhe perfaqesues te fese myslimane. Indikator i qarte se sa sensibel eshte nje teme e tille. Ne 9 faqe me radhe iu jepen udhezime policeve se si duhet ta zbatojne ndalimin e burkes. Ministri i Brendshem Claude Gueant thekson se nuk behet fjale per ndeshkimin e grave te mbuluara. Qellimi eshte me shume ti bindim ato ta heqin burken apo shamine.

Dekreti thote qarte qe nje shkelje e tille ligjore nuk duhet te coje ne ate qe personi te shoqerohet ne polici. Nuk duhet gjithashtu te ndodhe qe personi te detyrohet me force te heqe burken. Por po qe se ajo serish refuzon te tregoje fytyren atehere me ceshtjen do te merret prokuroria.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri migracionit Eric Besson kunder burkes

Shteti francez vepron qellimisht me kaq kujdes pasi i trembet nje vale padish per diskriminim. Per kete arsye qeveria e ka deklaruar ligjin si ndalim i mumizimit dhe kane hequr nga teksti i ligjit fjalet burka apo shami. Ministria e Brendshme ka udhezuar policine qe te mos kontrolloje ne afersi te xhamive per te garantuar lirine e besimit.

Gjithashtu ata udhezohen te vendosin komunikimin dhe jo represionin.

Nicolas Comte kryetar i sindikates se policise eshte i shqetesuar se zbatimi i ketij ligji do te jete i veshtire ne periferite e Parisit. Mund te mendosh se do te kete persona ne disa lagje qe nuk do te perulen para ketij ligji. Madje qe do te marrin anen e gruas se mbuluar. Kjo mund te coje ne situata me potencial te larte konflikti. Madje mund te ndodhe qe te kete trazira apo perplasje.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne 9 faqe me radhe iu jepen udhezime policeve se si duhet ta zbatojne ndalimin e burkes

Teorikisht nje grua qe del ne publik me te gjithe trupin e mbuluar rrezikon nje gjobe deri ne 150 euro dhe nje kurs njohurish per sjelljen qytetare. Edhe burrat qe i detyrojne grate e tyre te veshin burken do te ndeshkohen me nje gjobe deri ne 30.000 euro ose nje vit burg. Por deshmite do te jene te veshtira thote Comte

Rreziku eshte qe ligji te shkaktoje tensione te reja. Pasi popullata myslimane mund te mendoje qe po stigmatizohet. Mund te kete veshtiresi mes nje pjese te popullsise dhe policise. Per kete nuk kemi nevoje sepse edhe pa te marredhenia eshte e tensionuar.

Por shumica e francezeve e mbeshtesin kete ligj. Edhe ne parlament kaloi me shumice te konsiderueshme ligji per ndalimin e burkes. Nje nga fushat e pakta ku presidenti Sarkozy ka gjetur perkrahje te gjere.

Autor Anne Christine Heckmann/Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›