E Diel, 1 Nëntor 2026

Stojanoviç: Serbët të luftojnë në mënyrë institucionale

PRISHTINE- Serbët duhet të kuptojnë se vetëm në mënyrë institucionale mund të luftojnë në Kosovë, tha kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç.

Ai tha se planifikon që në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, më 3 Nëntor, të garoj i pavarur me një nismë qytetare.

Zoti Stojanoviç, i tha agjencisë beogradase Beta, se me kolegët e tij politikë dhe me mbështetjen e qytetarëve, i ka bërë përgatitjet përfundimtare, që si nismë qytetare të marrë pjesë në zgjedhje.

“Kemi të bëjmë me një nismë qytetare, e cila tubon njerëzit, që jetojnë në hapësirën e komunës së Graçanicës, e të cilët janë të gatshëm për bashkim me njerëzit nga komunat e tjera”, tha Stojanoviç.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›