Si të dalloni peshkun e freskët?

Peshku, si produkt shumë i rëndësishëm, përsa i përket vlerave të tij, duhet të konsumohet i freskët. Kjo është një nevojë e panegociueshme për çdo konsumator, por cilat janë truket që duhet të merrni parasysh përpara se ta blini atë?
I ftuar në emisionin”Mirëmëngjes Shqipëri”, Profesor Dr. Kristaq Bërxolli, tregon disa elementë që një konsumator te dallojë peshkun e fresket.
Era e peshkut, është një ndër karakteristikat që tregojnë cilësinë e peshkut. Nesë peshku bie erë, nuk sugjerohet blerja e tij.
Ngjyra e peshkut duhet të jetë e argjendë, ndërsa tipar tjëtër janë luspat e peshkut, ku nëse këta të fundit bien nga trupi i peshkut nuk sugjerohet të konsumohet pasi ka humbur freskinë e tij.
Sytë e peshkut tregojnë gjithashtu, freskinë e këtij produkti për konsum. Pozicioni i syrit të peshkut duhet të jetë pak i dalë nga zgavra e tij, si tipar tregues i freskisë dhe ndalur tek sytë, vëmendje kushtohet turbullimit të tij, pasi kjo karakteristikë tregon që ky peshk nuk është i freskët.
Velëzat duhet të jenë të kuqe në të ndezura, si tipar i freskisë së peshkut, në të kundërt nëse ato janë drejt nxirjes, tregon se peshku ka humbur freskinë e tij.
Kapja e peshkut nga pjesa e bishtit është një tjetër tregues i freskisë së peshkut, nëse peshku pëson një lekundje të lehtë, tregon cilësinë e mirë të tij, e kundërta nëse ai lëkundet duke formuar një hark, peshku nuk rekomandohet të konsumohet.
Muskujt e peshkut, një tjetër tregues i freskisë së tij, por si? Nëse me anë të gishtit shtypim një pjesë nga muskuli i peshkut duke formuar një gropë në të, pasi e heqim, nëse muskuli shkon në gjendjen fillestare tregon freskinë e peshkut.
/rtsh.al/