E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akreditohen 11 universitete, rekomandohet rritje e cilësisë së kërkimit shkencor

11 institucione të Arsimit të lartë në vend kanë përfunduar gjatë këtij viti procesin e akreditimit, ndërsa 200 programe studimi janë në proces për vlerësimin e cilësisë së tyre. Listën këtë vit e kryesojnë Universiteti i Tiranës dhe ai i Mjekësisë, të cilët të dy kanë rezultuar me vlerësim maksimal me 6 vite akreditim, po gjithsesi ekspertet kanë kërkuar edhe për këto 2 institucione të Arsimit të lartë në vend rrite të cilësisë së kërkimit shkencor dhe më shumë publikime në revista cilësore.

9 institucionet e tjera të Arsimit të Lartë janë akredituar por me një vlerësim më të ulët, patjeter që edhe për to janë lënë rekomandime nga ekspertë të huaj dhe vendas.

Nisur nga kostoja financiare që universitete duhet të paguajne per t‘ju nënshtruar procesit, ndodhte që të hezitonin ndaj vjet është aplikuar një ulje e kësaj kostoje me 15%.

Procesit të kreditimit institucional dhe të programeve të studimit i nënshtrohen periodikisht të gjitha univeritetet .Vendi ynë ka akredituar 42 institucione të Arsimit të Lartë, publik dhe privat.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›