Si të thoni “google” në gjuhë të ndryshme
Amerikanët e përdorin tashmë prej disa kohësh si një folje, pra fjalia “Let’s google it” nënkupton të kërkuarin e një informacioni në Google.
Megjithatë, në gjuhë të tjera përdoren terma të tjera të përshtatura për këtë fjalë. Për shembull, italianët thonë "googlare" ose portugezët përdorin "googlar".
The Atlantic Wire ka krijuar një listë se si përkthehet folja "to google" në gjuhë të ndryshme të botës:
* Spanjisht: googlear dhe guglear
* Italisht: googlare
* Portugalisht: googlar ose guglar
* Gjermanisht: googeln dhe googlen
* Frëngjisht: googler
* Suedisht: att googla
* Iebraisht: l'gagel
* Sllovenisht: proguglati ose poguglati
* Polonisht - googlować
* Finlandisht: googlata
* Çekisht: vygooglit
Po në shqip, si mendoni se mund ta përshtasni foljen "to google something"? ?PCWorld Albanian/