Ankand rekord për veprën e Raffaello-s

Ankand rekord për “Kokën e një apostulli”, një pikturë e rrallë e piktorit të Renesancës Raffaello me shkumës të zi, që ishte deri para pak ditësh një pronë private.
Piktura është blerë në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Londër për rreth 30 milionë stërlina, ndërkohë që çmimi fillestar luhatej mes 10 dhe 15 milionëve.
Bëhet fjalë për një pjesë që i përket kryeveprës së fundit të artistit, “Transfigurimi”, e ekspozuar në Muzeun e Vatikanit, në Romë.
Vepra u nxor në shitje nga duka i Devonshajërit, bashkë me dy dorëshkrime të shekullit të 15-të, njoftojnë mediat britanike.
Një pikturë e ngjashme e Rafaello-s, “Koka e një muze”, u shit po ashtu me një çmim rekord prej 29 milionë stërlinash në vitin 2009.