Si në Bagdad apo Kabul/ Dy BOMBA që lë pas Berisha vazhdojnë të shokojnë Perëndimin

Nuk është mbesa e Berishës
Vërtet krimi ka kapur për fyti shtetin dhe po terrorizon çdo banor të këtij vendi, por janë dy bomba që vazhdojnë të terrorizojnë Perëndimin.
Ditën kur fëmijët shqiptarë nisën shkollat, agjencitë e huaja i riktheheshin edhe njëherë çështjes së fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja.
Si mundet që në mes të Europës të jenë më shumë se 500 fëmijë që nuk shkojnë dot në shkollë se rrezikojnë të vriten, pyesin mediat e huaja.
Ndërsa ne pyesim se si ndjehet gjyshi Berisha kur sheh këtë foto në mediat e huaja?
Por nuk është vetëm gjakmarrja, bomba që terrorizon të huajt.
E dyta është bomba e Lazaratit.
Të dielën në mbrëmje një nga televizionet e mëdha franceze, M6, në emisionin Zonë e ndaluar, paraqiti pamje shokuese nga kryeqyteti evropian i hashashit.
Gazetari i RFI, Genc Burimi, thotë për gazetën Dita se ishte shokuese.
Reportazh surrealist. Jo më shumë për atë që prodhohet, por për kushtet e filmimit, gazetarë francezë me kamera të fshehtë, që kërcënohen nga banditë tu merret kamera apo jeta pse filmonin, të dukeshin pamje si Bagdadi apo Kabuli e jo nga një vend evropian. Më telefonuan miq francezë të lebetitur si është e mundur një zonë e tillë pandëshkueshmërie vetëm pak kilometra nga thesari kulturor i UNESCO-s, Gjirokastra.
Jam vërtet i tronditur nga ky reportazh që fundi i fundit është xhiruar në tonin e shakasë, si një parodi James Bond, në vendin e farmakut mrekullibërës, thotë Burimi./ep