Si ti degjojme femijet tane kur flasin

Shpesh na duket sikur fjalet e femijeve tane jane te kota dhe pavlere. Po ta shohim me kujdes kete fenomen e verteta eshte krejt ndryshe. Fjalet e tyre jane te rendesishme dhe degjimi i tyre eshte edhe me i rendesishem. Keshtu ne kontribuojme ne rritjen e personalitetit te femijeve tane. Kur i degjojme me vemendje atyre u duket sikur jane te rendesishem e ne kete menyre i edukojme qe edhe ata te jene te vemendshem kur te degjojne te tjeret. Pra kur ne i degjojme me vemendje femijet tane pavaresisht nga mosha qe kane u forcohet bindja se ne i duam i respektojme dhe i vleresojme. E nese ne nuk veprojme keshtu atehere kjo do te konsiderohet si nje fatkeqesi sipas mentalitetit te tyre. Ndodh qe ata mund te largohen edhe nga shtepia nese prinderit nuk u kushtojne vemendjen e duhur. Shume prinder bien ne kete gracke dhe jo vetem qe nuk ua vene veshin fjaleve te femijeve te tyre por as qe i lene te dalin nga shtepia keshtu qe femija e merr vete vendimin per te dale dhe ndoshta per te mos u kthyer me kurre. Keshtu ndodh dhe shkeputja e lidhjeve familjare per shkak se ne nuk u kushtojme femijeve vemendjen e duhur.
Me poshte po permendim 12 pika se si ti degjojme me vemendje femijet tane
1- Kujto shpesh se Zoti na ka dhuruar dy veshe dhe nje gjuhe te vetme. Keshtu qe ne duhet te degjojme dy here para se te flasim nje here. Kjo eshte detyre edhe me femijet tane.
2- Fol me femijen dhe ndiq me vemendje diskutimet e tij.
3- Ji i durueshem. Mos ia nderpre fjalen femijes tend.
4 -Dialogo me femijen tend dhe ushtrohu ta degjosh me vemendje ate.
5- Kur te flasesh me te shikoje drejt ne sy.
6- Prania jote nuk duhet ta vere ne pozite te veshtire femijen por ajo duhet te jete dicka e zakonte. Qendro prane tij kur flet me te.
7- Beje femijen tend pjese te nje problemi qe ke dhe kerko mendim prej tij.
8- Pyete femijen se si i ka punet ne shkolle me shoket dhe me mesuesin.
9- Beje femijen ta kuptoje se ti po harxhon nje pjese te kohes per te folur me te. Nenat qe jane ne pune duhet qe t u telefonojne femijeve te tyre nga qendra e punes qe ata ta ndiejne se ka dikush qe kujdeset per ta.
10- Behu pjese e gezimeve shqetesimeve dhe ndjenjave te femijeve te tu.
11- Leri te gjitha punet e tjera menjane kur flet me femijen tend.
12- Mos e qorto ate gjithmone per gabimet qe ben kur shqipton ndonje fjale a shprehje.
Kjo gje rregullohet me kalimin e kohes dhe me menyra te tjera.
Keto jane disa ide dhe propozime te vyera nese i veme ne jete.
Pyesim lexuesin Sa minuta kalon me femijen tend duke folur me te pa u marre me pune te tjera
Kete pyetje ia beme nje grup prinderish dhe mora pergjigje te ndryshme. Disa burra thane se kalonin 5 minuta ne dite duke folur me femijet nderkohe qe shumica e tyre thane se kalonin 20 minuta. Ndersa kur pyeta grate u habita kur degjova prej tyre pothuajse te njejtat pergjigje se ne duhet tu kushtojme me teper vemendje femijeve tane qe edhe ata te behen te degjueshem dhe te mos ankohemi prej tyre.
Degjimi me vemendje eshte argument i respektit dhe i vleresimit per njeriun. Dialogu te njeh me mentalitetin e bashkebiseduesit. Lexova nje liber qe titullohej Mes prinderve dhe femijeve dhe me pelqyen disa shembuj qe autori kishte marre gjate dialogut prind-femije. Sipas tij duhet tu pergjigjemi fjaleve te femijeve duke i kthyer fjalet e tyre nga ngjarje ne marredhenie dhe ndjenja nga te pergjithshme ne te vecanta. Me poshte po japim disa nga keta shembuj
Nga ngjarje ne marredhenie Kur femija tregon ndonje ngjarje nuk duhet ta pyesim ate per ngjarjen ne detaje por duhet te permendim marredheniet e nenkuptuara permes ngjarjes dhe mesimet qe nxjerrim nga ajo. Ne qofte se vajza te ankohet se kohet e fundit po merr prej teje me pak dhurata se sa vellai i saj beja te ditur se ti e do ate njelloj si dhe te vellain.
Nga ngjarje ne ndjenja Kur femija te tregon nje ngjarje te caktuar ndonjehere eshte mire qe te mos i referohesh ngjarjes ne fjale por emocioneve qe ajo mbart. Nese djali vjen ne shtepi i merzitur fjala vjen per shkak se mesuesja i ka thene genjeshtar para shokeve te klases duhet ta kuptosh ndjesine e tij ne ate moment para mesueses.
Nga e pergjithshmja ne dicka te vecante Kur femija yt te thote dicka nuk eshte e deshirueshme qe ta miratosh ate qe thote ai apo ta kundershtosh ate. Per shembull nese ai thote se nuk eshte i mire ne matematike nuk ben qe ti thuash Ti je i dobet me shifrat apo duke i meshuar idese qe ti thuash te mesoje sa me shume. Shpesh ia vlen ti thuash Matematika nuk eshte e lehte. ose Ne kemi besim se ti do te besh aq sa ke mundesi..
Kjo eshte nje menyre e suksesshme per te dialoguar me femijen tend por kjo nuk arrihet pa e degjuar mire dhe me vemendje ate.
Kush tregohen me te vemendshem gjate bisedes te medhenjte apo te vegjlit
Per kete jane bere dy sondazhe njeri me te rinjte dhe studentet e universiteteve dhe tjetri me te moshuarit. Te dhenat e ketij sondazhi rezultuan si me poshte
Kategoria e te rinjve
17 e te rinjve preferonin te lexonin 16 e tyre te flisnin 14 te shkruanin dhe 53 e tyre preferonin me teper te ishin ne rolin e degjuesit.
Kategoria e te moshuarve
16 e te moshuarve preferonin te lexonin 30 e tyre te flisnin 9 te shkruanin dhe 45 e tyre te degjonin.
Ska dyshim se ne nje pjese te madhe te kohes e kalojme duke degjuar. Ne rruge degjojme radion ne makine degjojme zerat e atyre qe na rrethojne ne cdo ambient qe jemi degjojme cicerimat e zogjve degjojme zhurmen e makinave etj. Ne kohen e lire degjojme shoket e po ashtu edhe ne shkolle degjojme mesuesin dhe bashkemoshataret e ne shtepi degjojme personat e familjes televizorin fqinjet etj.
Nga statistikat e mesiperme shohim se te rinjte degjojne me teper se te moshuarit. Po ta analizojme kete mendoj se te rinjte jane ende ne nje periudhe te kerkimit te pervojes dhe njohurive. Megjithate une jam e mendimit se degjimi nuk ka lidhje shume me moshen por me ate qe une do ta quaja menaxhimi i vetvetes. Njeriu duhet qe te degjoje me teper se te flase per te bashkevepruar me jeten ne menyren e duhur.
A duhet tu kerkojme te falur femijeve
Shpeshhere ne i bejme pyetje vetes se a duhet ti kerkojme te falur femijeve
Mendojme se kjo do te na ule para syve te tyre.
Ka shume raste kur femijet duke mos duruar tutelen e prinderve shperthejne ne menyre arrogante. Po ka dhe raste qe prinderit duke mos duruar sjelljen e femijeve i ndeshkojne shume rende madje nuk u lene kohe te sqarohen duke i dhene nje denim te padrejte.
Para disa kohesh degjova per nje djale qe ishte larguar nga shtepia dhe prinderit nuk dinin si te vepronin. Po e tregojme shkurt kete histori
Kam nje djale - tha i ati-qe eshte ne moshen shtatembedhjetevjecare dhe e kam perzene nga shtepia qe para pese vjetesh se nuk me degjonte. Tani ai eshte perzier me nje shoqeri te keqe pi cigare nuk falet nuk e respekton te emen dhe sillet keq. Une nuk i jap asnje grosh dhe i kam ndertuar nje dhome mbi tarrace por ai nuk mbahet dhe nuk di cte bej me te. Nje dite pyeta nje shokun tim dhe ai me keshilloi qe ti rindertoja marredheniet me te qe sot e mos prisja te nesermen.
Veprimet e birit tend vertet qe jane te gabuara por edhe ajo qe ti ke bere per pese vjet me radhe duke e larguar ate eshte gabim i madh. Beja te ditur atij se ke bere gabim qe e ke larguar dhe se ai e ka per detyre qe ti respektoje prinderit dhe te sillet mire.- me tha shoku.
Ate cast ia ktheva Sipas teje une babai i tij duhet ti kerkoj te falur atij Ne nuk jemi edukuar qe babai ti kerkoje te falur femijes se tij.
- Degjo o vellai im me tha - gabimi eshte gabim dhe nuk njeh te medhenj apo te vegjel. Ai qe gabon duhet te kerkoje te falur dhe kjo eshte krejt normale.
Nuk me pelqyen fjalet e tij. Te nesermen e takoj me buze ne gaz.
-He -me tha - cfare ka bere vaki
- U mendova shume per ato qe me the -i fola me ngazelli - dhe mbreme bera sic me rekomandove. Ai e di se cndodhi
- Pa me trego me tha.
- Mbreme ne oren 10 te nates - tregoi - trokita ne deren e dhomes se djalit e hapa dhe i kerkova te falur qe e pata larguar 5 vjet nga shtepia. Kur djali degjoi fjalet e mia nuk po i besohej u hodh e me perqafoi dhe e vuri koken ne gjoksin tim e po me shtrengonte fort. Po qanim te dy qaj ai qaj dhe une. Pastaj me tha O babi Me thuaj cfare do ti te bej une. Te jap fjalen se nuk kam per ta kthyer kurre fjalen.
shte e vertete se gabimi eshte gabim dhe nuk njeh te medhenj apo te vegjel.
Nese babai gabon dhe u bie ne qafe femijeve te tij ai duhet tu kerkoje te falur se ne kete menyre i meson ata qe kur te gabojne ta kuptojne gabimin dhe te kerkojne ndjese per kete. Ne qofte se ai nuk u kerkon atyre te falur dashur pa dashur u meson te tregohen mendjemedhenj dhe kryenece.