Sequi takim me Ristanin: Kemi besim tek institucionet
Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi është takuar sot me kryetarin e Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani. Takimi ka ardhur vetëm pak çastesh përpara se KQZ-ja të japë verdiktin përfundimtar të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës.
Në një prononcim për mediat ambasadori Sequi theksoi se për Bashkimin Europian është me rëndësi procesi i zgjedhjeve në tërësi ndërsa shtoi se zgjedhjet do të jenë një test i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
"Ne i konsiderojmë zgjedhjet si një test i rëndësishëm për përparimin e Shqi përisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, dhe një fjalë e rëndësishme janë institucionet. Ne i mbështesim dhe ne kemi besim që instutionet do të jenë në gjendje të funskonojnë me profesionalizëm” theksoi Sequi.
Ndërsa i pyetur nga mediat se çdo të ndodhë nëse të dyja palët nuk do ta pranonin humbjen ambasadori Sequi u përgjigj “Unë nuk jam Nostradamos”.