Gjenden vota për kryetarin në kutinë për kryetarin e minibashkisë
Një tjetër debat është hapur ditën e djeshme në KZAZ-në nr 51 të njësisë shtatë në Tiranë, pas numërimit të votave për kryetarin e njësisë. Gjatë këtij procesi, janë gjendur në kuti 15 fletë votimi që i përkisnin kandidatit për kryetar bashkie.
Çështja ka shkaktuar debat, mes palëve politike për pavlefshmërinë ose jo të tyre. Kryetari i KZAZ-së numër 51 deklaroi për “Ora News” se këto fletë janë volusur në një zarf dhe i janë dërguar Komisinit Qëndror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë më herët deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami deklaroi se vendimi për ti shpallur këto fletë të pavlefshme i takon vetëm KQZ-së.
Rezultati i shumë i ngushtë pas përfundimit të procesit të numërimit në njësinë 5 ka bërë që çdo votë të jetë shumë i rëndësishëm, duke sjellë edhe ndryshimin e rezultatit, pas konfirmimit që do ti bëhet nga KQZ-ja fituesit për bashkinë e Tiranës.