E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si ti shmangni shqetësimet e stomakut

Gazeta Shqip

Duke eliminuar ushqimet acide dhe duke përdorur më shumë çaje qetësuese, stomaku nuk do tju djegë dhe nuk do tju dhembë më. Kështu do të shmangni edhe përgjumjen pas darkës

Dhimbja e stomakut krahasohet shpesh me një zjarr që djeg edhe nga brenda. Rritja e aciditetit dhe ulja e mbrojtjes së murit të stomakut që shkaktojnë gastritin, mund të krahasohen lehtë me shpërthimin e një zjarri, i cili nuk gjen vrima të tjera për të vepruar. Përcaktimi zjarrvënës në psikomatikë konsiderohet si korresponduesi analog (në trup) i një agresiviteti të pashprehur, që mund të shpojë lehtë diçka, ose të tjetërsojë vetë subjektin, siç ndodh në rastin e ulcerës së stomakut ose duodenale. E kundërta ndodh kur një mungesë në prodhimin e lëngjeve të stomakut e shoqëron subjektin të mos ketë mjaftueshëm energji për të tretur gjëra, njerëz apo ngjarje të rëndësishme të jetës. Në të gjitha këto raste, mjekësia natyrore është një aleat i vlefshëm i emergjencës.

Vakte të vogla për të reduktuar aciditetin. Ushqimet kuruese

Ata që vuajnë nga aciditeti dhe djegia duhet të konsumojnë vakte të vogla, duke preferuar më tepër ushqimet e forta. Pra mund të konsumoni një vakt duke e shoqëruar me bukë shumë të thekur apo me pak djathë të freskët, fruta të pjekura mirë, sidomos banane. Perimet më të përdorshme duhet të jenë patatja dhe karota. Mund ti konsumoni sipas dëshirës, të ziera ose të gjalla, me vaj ulliri dhe piper. Lejohet rigoni dhe borziloku.

Ndalohen ushqimet acide dhe yndyrat shtazore

Ndër perimet më problematike është qepa, që nuk duhet konsumuar në asnjë mënyrë e gjallë; po ashtu stomakun e ngacmojnë edhe goca e detit, molusku, tartufi, kërpudhat, hudhra, lakra. Duhen shmangur sa më shumë sallamet, sidomos ato të tymosura, mishrat e zier dhe supat me lëng mishi (përjashtohen vetëm ato me lëng perimesh); të skuqurat nuk duhet të përdoren fare, po ashtu edhe raguja, piperi dhe erëzat në përgjithësi.

Ekstrakti i fikusit dhe jamballit parandalojnë shpimet

Për sa u përket derivateve qetësuese të stomakut, më i këshilluari është fikusi, i dobishëm në të gjitha çrregullimet dispeptike, përfshi këtu gastritin, ulcerën gastrike dhe duodenale. Ekstrakti i fikusit kryen veprim riekuilibrues në terren, ose në vendin që është i predispozuar të sëmuret. Preparati mund të përdoret tri herë në ditë deri sa të përmirësohen simptomat.

Kamomili, që njihet për aktivitetin antispazmolitik dhe analgjezik, është i përdorshëm në rast pirozi (djegieje) dhe gastriti, si në formë infuzioni ashtu edhe ekstrakti të lëngshëm (20 pika 2-3 herë në ditë).

Akoma më specifike për shqetësimet e stomakut mund të konsiderohet jamballi, rrënjët e së cilës përdoren për vetitë antinflamatore, antispazmolitike dhe shëruese për mukozën e stomakut. Mjafton të thithni rrënjët e njoma në momentin që filloni të ndieni dhimbjen klasike ose djegie dhe do të shikoni që dhimbja do tju kalojë si me dorë. Këtë veprim mund ta përsërisni dy-tri herë në ditë, edhe nëse nuk keni dhimbje. Jo më kot thonë: Më mirë të parandalosh, sesa të kurosh. Më mirë akoma nëse shkrini një lugë pluhur çaji në pak ujë dhe e pini atë para vakteve. Mund ta merrni dy ose tri herë në ditë. Ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk duhet të abuzojnë me jamball.

Vaji që ndihmon në tretjen e ushqimit: me portokall të ëmbël i thoni lamtumirë gastritit

Antispazmatik dhe qetësues i sistemit neurovegjetativ, vaji esencial i portokallit të ëmbël ka një shumëllojshmëri indikacionesh: rregullon rrahjet e zemrës, në rastin e takikardive nervore, favorizon gjumin te personat e shqetësuar. Aroma e saj ka veti qetësuese.

Për sa i përket aparatit të tretjes, vaji esencial portokallit është efikas kundër spazmave dhe djegieve të stomakut, normalizon sekretimin dhe neutralizon përgjumjen pas darkës.

Si ti shmangni shqetësimet e stomakut burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›