E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës: Lojërat e fatit, të gjitha në periferi

Gazeta Shqip

Bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e grumbullimit të të gjitha lojërave të fatit në një zonë të vetme, në periferi të kryeqytetit. Me këtë rast është ngritur një grup pune i cili po shqyrton grupimin në një zonë të vetme të të gjitha lojërave të fatit që shtrihen në territorin e bashkisë. Kjo zonë do të jetë në periferi të Tiranës, njoftohet nga ana e bashkisë.

Këto masa të parashikuara nga Bashkia e Tiranës kanë për qëllim një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe të kriminalitetit të lidhur me këtë aktivitet.

Po kështu, në kuadër të këtij vendimi parashikohet vendosja e një tarife të veçantë për lojërat e fatit si dhe kushte shtrënguese për punësimin e personelit dhe rikonstruktimin e infrastrukturës në zonën ku do të grupohen lojërat e fatit.
25 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Bashkia e Tiranës: Lojërat e fatit, të gjitha në periferi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›