E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si t'iu rezistojmë ëmbëlsirave për festa?

Metoda shkencore për të arritur të mos e ekzagjerojmë me ëmbëlsirat

Revista shkencore Apettite jep disa këshilla për të mos tejkaluar sasinë e kalorive të këshilluara me rastin e festave.

Kur na vjen për të ngrënë një copë çokollatë ose torone, duhet provuar ta zëvendësojmë imazhin e ëmbëlsirës me një tjetër imazh të pëlqyeshëm, por që s´ka të bëjë me ushqimin, kështu që ky i dyti mund të bëjë të harrojmë imazhin e parë të ëmbëlsirës.

Një këshillë tjetër është që të largojmë në një distancë prej vetes objektin e dëshiruar dhe do të shohim se sa më larg nga shikimi ynë aq më shumë do të zvogëlohet dëshira për ta ngrënë. Ndoshta mundimi për a arritur do të jetë më i lartë dhe kjo do të na ndihmojë në qëllimin tonë.

Një strategji tjetër do të ishte një shëtitje 15 minuta, për ta mbajtur nën fre dëshirën për çokollata e ëmbëlsira, mjafton që shëtitja të jetë me hapa pak të shpejtë dhe funksionon.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›