Si u internua në Kote anëtari i Byrosë Politike, Abdyl Këllezi
Si u ekzekutua ish zëvendëskryeministri. Si iu dha lajmi familjarëve
Gëzim Llojdia
Kota është një qytet, por dhe një fshat. Ndodhet buzë Shushicës dhe ka një vjetërsi moshe prej 50 vjet. Është krijuar si fillim fermë blegtorale e Llakatundit aty nga viti 61. Më vonë ndahet dhe bëhet më vete fermë bujqësore e blegtorale. Një soj bashkimi ku ata nga fshatrat që nuk e hanin dot punën atje gjenin marifetin dhe zbritnin ne fermë. Kota ka qenë një vend i heshtur. Aty nga viti 20, kur u bë lufta, u vendos një garnizon ushtarak dhe është vrarë një gjeneral. Një shqiptar nga Shkoza me emrin Kanan Mazeja theu nofullat thonë aty pikërisht ku ka qenë porta e fermës gjatë luftimit me italianët,aq deshën rapsodët që ti bënin rapsodi si: Kanan Mazeja nga Shkoza me një nofull copa-copa…, dhe këtë vend që ishte i humbur e shkretuar i vunë edhe bejte të tilla si: Obobo se qenka Kota më e mirë se Europa…. Thoshin këta, pra bejtexhinjtë. Emri i saj ka një legjende interesante dhe intriguese. Unë këtë e kam lexuar nga një mësues tërbaciot vite më parë, italianët e kishin ngritur garnizonin e quanin kuotë 860 m, ajo ishte kodra, duke u shqiptarizua ajo erdhi dhe u quajt nga kuotë në Kotë…Kota ka qenë një qendër e internimit. Peta që ishte një sektor i saj ka pasur vetëm të persekutuar. Në Kotë u internuan zv/kryeministri i diktaturës Abdyl Këllezi deri ditën që u mor dhe u pushkatua. Një pasdite maji sollën në këtë qytezë të vogël dy Skoda, ngarkuar me rraqe. Në Kotë, thonë për vaki dhe rrahje mblidhen të gjithë. Në fakt nuk ishte asgjë nga të dyja. Kishin sjellë anëtarin e byrosë politike, zv/kryeministrin, kryetarin e komisionit te planit të shtetit shqiptar, Abdyl Këllezin. Në atë fermë internuan edhe familjen e Vasil Katit, madje Pranverën,n ë Tiranë e njihni, ishte shpallur miss Tirana në fshehtësi. Ndërkaq në këtë fermë u mbyllën me internim edhe motra e Xhevdet Mustafës, dhe gjyshërit e Tedi Papavramit, doktori plak dhe e shoqja, vuajtën ikjen e nipit në Francë. Ferma buzë Shushicës kishte një sektor të sajën që quhej Petë dhe e kishte vetëm me të internuarit ordiner, siç i quante regjimi qindra familje që ikën pas viteve 90 nëpër fshatrat dhe qytetësit e tyre ose mbeten atje mes baltës në dimër dhe pluhurit të zhegut. Kjo e fundit ka mbetur gërdallë. Sot atje në atë sektor pa ujë të pijshëm, por me dy liqene artificiale,jetojnë vetëm dy familje.
3.
Zv/kryeministri ishte me bashkëshorten Safeten e thërrisnim ne një grua fisnike nga Kosova. Dhe tre djemtë, Leonin, Yllin dhe Maksin. Si dhe nusen e djalit dhe një vajzë të vogël. Njëri nga tre fëmijët e zv/kryeministrit ra në dëshpërim dhe kaloi një depresion gjithë kohën e internimit. Zv/kryeministrin i dhanë një hyrje të zgjeruar dhe pas disa ditësh ai filloi punë si drejtor i fermës së Kotës. Ndërkaq tre fëmijët e tij dhe nusja e djalit u sistemuan në punë shtetërore. Këllezi doli ditën e parë për të shkuar në punë me një kostum të zi. Shkoi në fermë dhe pyeti: Ku janë forcat sot në korrje gruri, ku në Buallar? Mori administratën e hipi në makina dhe u nis vetë. Të nesërmen përsëriti këtë pyetje: Ku janë forcat sot korrje gruri në Petë, hipi administratën dhe rinis kështu një punë duke e bërë fermën të ndriste. Të gjithë këto ndryshime u raportuan lart. Mirëpo dihet se fati ishte paracaktuar. Kështu vunë spiunët që në atë fermë nuk mungonin të ishin të paktë, për tu kundërpërgjigjur; Punon armiku për të fshehur të vërtetën…Një ditë atij i erdhi gjysma e keqe, urdhri i trishtimit. Hiqej nga drejtor ferme dhe vendosej shpërndarës karburanti, pra të zihej me zetoristët e shoferët që ai regjim i kishte nën hyqmën e tij. Megjithatë ai gojë kyçur çdo ditë shkonte i përpiktë të hapte rubinetin e naftës dhe një mbrëmje korbi erdhi më i zi se i pari lajm. E morën. Që nga ajo natë ai nuk u pa më në vajtje ardhjet e tij në fermë e vogël. Lajmi i pushkatimit të tij u mor vesh në një biçim salle kulture që kishte ferma. I kishin dërguar edhe familjes lajm që të vinte. Erdhi bashkëshortja Safetja dhe djemtë. I deleguari lexoi letrën e KQ të PPSH ku thuhej se armiku Abdyl Këllezi u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua, salla buçiti: Poshtë armiku dhe i binte këmbëve në çimento, ndërsa asaj bashkëshortes së tij i ndrisnin pikëzat e lotit. Të nesërmen bashkëshortja vuri në kokë një shall të bardhë, shenjë zie. Që prej asaj dite djemtë dhe nusja e djalit ju vunë punës, i mbyllën në shtëpi dhe fituan një respekt që askush nuk mundi ti harronte, për edukatën, moralin dhe normat e larta të jetës, sado që i provokonin, i ndiqnin e i torturonin nëpër punesat më të zeza, ata mbetën deri në fund fisnik të një jete internimi.
Pranvera e vitit 1975.
Orët e fillimit të internimit dhe zhdukjes nga skena politike të ish-ministrit, anëtarit të Byrosë politike. Ditë maji. Dy Skoda me rimorkio lëvizin nga dyert e bllokut të udhëheqjes shqiptare. Ndërkaq dy automjetet e rënda morën drejtimin për në jug të vendit. Blloku dhe rojet e armatosura mbyllën portat. Atje udhëheqësi sapo ishte zgjuar kur u shua zhaurima e skodave. Enigma e kureshtarëve kur ndiqnin automjetet, që largoheshin.
-Iku dhe një nga Byroja politike!
Tani automjete do të shtegtonin nëpër asfaltin e butë tej kryeqendrës së vendit. Njerëzia brenda tyre shikonte brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi. Në sytë e tyre, vërtet lexoje: -Për ku ishte drejtimi i automjeteve?
Të dhëna në dy automjetet ishin7 pjesëtarë të familjes Këllezi, të tjerët punonjës të sigurimit. Në automjetin e parë udhëtonte ish-kryetari i komisionit të planit të shtetit me bashkëshorten në tjetrën, tre djemtë, Leoni me bashkëshorten Marjetën dhe vajzën 6 muajsh, Ylli dhe Maksimi.
15 qershor 1975. Flitej se ishte lexuar një buletin nëpër të gjithë institucionet shtetërore, ku godiste si armik Abdyl Këllezin. Vetëm ca kohë më parë po më konkretisht në maj të vitit 1975, Abdyl Këllezi u shkarkua nga detyra e anëtarit të Byrosë Politike. Tre djemtë e tij dhe nusja e djalit Marjeta u hoqën nga puna për ti përcjellë në internim. Leoni asaj kohe punonte në Institutin e Fizikës Bërthamore. Ishte specializuar në Kinë. Leoni më kishte folur për jetën në Kinë. Me tregonte anekdota dhe kinezët e pafund.
Ne, tha kishim me vete mjeshtrin e uzinës traktori që do të bënte kopje sepse kinezët nuk i jepnin gjithçka. Mjeshtri shikonte me sy kur dhe i vizatonte në hotel gjithë çfarë kishte parë me sy. Një herë tjetër na shpunë për të vizituar fshatin e lindjes së Maos. Udhëtuam me tren, me avion me makinë, tre ditë për të mbëritur në Shaoshan. Atje nuk kishte kuzhinë evropiane. Ata kishin dëgjuar që shqiptarët hanë pilaf dhe na kishin përgatitur një lloj çorbe d.m.th pilaf, që notonte në gjalpë. Leoni i rrëfente bukurisht bukur ndodhitë. Ylli gjendej gjatë asaj kohe në universitet, më duket në inxhinieri. Kur përfundoi zborin ushtarak e fakultetit shkoi direkt në internim. Ndërsa Maksimi pësoi një traumë të rëndë.
3.
Kur dy skodat me rimorkio qëndruan në buzë mbrëmje në një qytezë të tipit socialist, kallaballëku, që u mblodh aty pyeste kurioz se kush po vinte për internim. Bëhej fjalë për zv/kryeministrin e qeverisë, anëtarin e Byrosë Politike. Në pallatin dy kate ndërtuar në vitin 1962, tip sovjetik në katin e dytë kishte ditë, që skuadra e ndërtimit po meremetonte hyrjen ku do të strehoheshin të internuarit, mirëpo nuk njihej se kush do të ishin banorët. Në atë zonë sillnin shpesh të internuarit e regjimit por ca më larg saj në një sektor ku vdisje për ujë dhe të hante të gjallë balta në dimër dhe pluhuri në zheg të verë, quhej Petë. Qyteza, quhej Kotë dhe ishte krijuar vetëm në vitin 1961, si ndërmarrje blegtorale fillimisht dhe më vonë bujqësore. Aty ishte administrata, zyrat, rrjeti i dyqaneve të