Si u përjashtua nga partia babai i Pandeli Majkos kur mbrojti shokët
Sotir Majko, aviatori i shquar që i dhuroi atdheut një kryeministër
Nga Riza Lahi*
Më bëhet të dal e të ulërij si ujk mes aerodromit. Të ulërij e të qaj papushim. Sotir Majko
Aviacioni nuk ka patur shtabovnik më të mirë se sa Sotiri, më tha Edip Ohri, ikona e gjallë e aviacionit luftarak të vendit të shqipeve të mbetur pa avionë dhe pilotë luftarakë.
Edhe unë e kisha një çikëz krenari të fshehur që, i biri i Shef Sotirit na u bë kryeministër; jo një, por dy herë.
Kam parë vërsnikë të Shef Sotirit të gëzoheshin për këtë fakt si për birin e tyre pasi, siç dukej, ata e kishin njohur Pandin që kur i vinte pas për të parë aeroplanët apo, edhe për të takuar pilotët… më të mirë në botë, siç i dukeshin atij në moshën e kolopuçërisë së etur për tu bërë pilot, i ndjeri Hazbi Serani apo hmmm…tanimë të mplakurit, por atëherë levendë dhe shtatlartë si plepa, Harilla Rebi e Koço Biku…
Sot…Pandi nuk është më kryeministër e as ministër i Mbrojtjes, por deputet i Partisë Socialiste. Por si i pari, ky djalosh i rritur aerodromeve të atdheut, si i ati, që dha çfarë kishte shpirti i tij i kulluar për aviacionin dhe mbrojtjen kombëtare, kanë qenë dhe mbetën dashnorë dhe idealistë të dorës së parë për atdheun tonë të përbashkët.
Bijtë e pilotëve Nuk di ndonjë rast të jenë rritur njerëz me probleme për shoqërinë. Ata u rritën, u shkolluan, morën përsipër përgjegjësi të ndryshme; dikush u godit nga jeta, dikush e qau të atin e rënë në ajër, dikush
Po cili është babai i tij?
Përpara se të filloj, kam dëshirë të bëj një deklaratë personale; nuk e kam bërë kurrë; që të mos më keqkuptojë askush që nuk më njeh. Pra. Kur unë jam ulur për të shkruar letërsi, vibrimet e penës sime komandohen vetëm nga ato të asaj që kam në krah të majtë edhe unë. Kur shkruaj, e konsideroj veten Perandor. Një perandori as që i shkon mëndja për para e as për ofiqe. Ajo që i mungon një perandori është dashuria njerëzore dhe, edhe përmes këtij portreti, unë aq po kërkoj nga lexuesit e mi të panjohur për vete dhe për personazhin tim. Asgjë më shumë. Ju betohem!
****
Babai im është quajtur Pandeli dhe ka bërë punën më të rëndomtë që mund të bënte një qytetar i vjetër i Gjirokastrës sime…, nis tregimin e tij Sotir Majko me sytë ngjyrë çelik dhe i gatshëm të të rrëmbejë fjalën nga goja, siç ua rrëmbente zakonisht oficerëve që u mekej goja kur ai vinte duke buçitur në repart. Dhe…duke qeshur menjëherë apo duke e zbutur zërin si nëpër mëndafsh…Punëtori Pandeli Majko, zakonisht thante lëkurë bagëtish të sapotherura që, pastaj, të kalonin në treg; rregullonte çadra apo bënte punë të mirëfilltë krahu. Duheshin rritur të ndershëm dhe të shëndetshëm, siç qe vetë, Vitoria, Katerina, Spirua dhe Sotiri, që kishte lindur më 10 qershor 1937.
E shoqja e tij, Athinaja, lante zakonisht rroba me hak dhe qeveriste shtëpinë me tonet e saja prej burri dhe nëneje zemërdhembshur. E kujtoj nënën në kohën e pushtimit italian. Ajo lante me hak çarçafët e hotelit ku strehoheshin oficerët e huaj. I lante në shtëpi me finjë e varekinë, që ia bënte gishtërinjtë copë. Fshehurazi e kam parë disa herë tek qante natën nga dhimbja; qante dhe nuk i ankohej askujt në botënëna ime. Dhe vazhdon të kujtojë nënën e tij me sytë e perënduar e që ankohet se nuk ka aq para për të blerë të gjithë librat që dalin e për tua shtuar bibliotekës së tij personale me rreth 2000 ekzemplarë – kur po bombardohej Gjirokastra gjatë luftës italogreke, ajo, me të ulëritura, na strehonte të gjithë fëmijëve në strehën më të sigurtë që e mendonte, kuse vetë, ndërsa zhurma tmerronjëse përmbi qytet shoqërohej me plasje bombash, vazhdonte të lante çarçafët në vendin e saj, në oborrin e shtëpisë sonë përdhese
Njëri prej djemve të lëkurëtharësit, Spirua, kur plasi në masë rezistenca popullore kundër fashizmit, nisi të aktivizohej me gjëra tepër të ndaluara ndarje traktesh, mbledhje ndihmash për partizanët apo akte sabotimi , sipas udhëzimeve të celulave luftarake që vepronin kalldrëmeve e rrugicave të qytetit antik.
Befas, Pandeliun e njoftuan se të birin e tij vetëm 14 vjeçar, e kishin piketuar ta kapnin me presh ndër duar. Ai po ndiqej hap pas hapi. Fshehtësisht.
Atë ditë, ai i kishte blerë të birit një palë këpucë të reja, gjë që normal, përbente festë në shtëpi. Kur u kthyeKëpucët e reja, jaishin atjetë paveshuraFerishtja 14 vjeçar kish nisur jetën e partizanit dhe, lumturinë e tij, ohkëpucët e rejapo ia linte vëllait të vogël.
Ai kishte rrokur armët. Njeriu që llogaritë të rrokë armët, llogarit edhe vdekjen e tij… Le ti kishte kujtim këpucët e tija, vëllai i vogël. Ta dinte se e kishte dashur më shumë se sytë e ballit…Lamtumirë…
****
Sotir Majko, duke qeshur, tregon se si i fshihej merakut të nënës së tij për të bërë mësimet. Lexoja romane shumë dhe i thoja nënës se, ky që po lexoj, është libër shkolle, nënë!.
Ardhur në Tiranë në vitin 1951, në shtator, në moshën kur Spirua kish rrokur armët, Majko nisi punën në tipografinë ushtarake, ku shtypeshin letra me vlerë si triska buke, veshmbathjeje, bileta kinemaje, autobusi, etj. I prerë në ndershmërinë e punëtorëve atje, Shef Sotiri tregon se, vetëm në një rast është pushuar nga puna një grua sepse e kishin kapur me dy bileta autobusi të përvetësuara dhe se, me gjithë varfërinë ekstreme që kalonte vendi, askujt nuk i shkonte në mëndje të vidhte diçka.
Ishin që të gjithë tiranas. Unë, edhe sot, kam jashtëzakonisht respekt për punëtorët tiranas. Ata janë të ndershëm, fjalëpakë, besnikë, totalisht të përkushtuar për punë dhe shumë të dashur e të njerëzishëm. Atëherë punoja sidomos me Adem Taganin, Eqrem Vorpsin, Ndoc Kolën etj dhe, oh, nënat – ijet e tyre nuk më linin asnjëherë kur u shkoja në shtëpi me djemtë e tyre, pa më future në xhep dy kokrra arra, një mollë, një ftua tirane apo pa më ofruar një gotë ujë të ftoftë me qelqe që farfurinin
Ndërsa vazhdonte gjimnazin natën, pa shkëputje nga puna, shef Sotiri i mëvonshëm, ka ndjerë influencën e theksuar të burrit të motrës së madhe, Vitorisë, që quhej Jorgo Gumeni një autodidakt fantastik që, megjithëse vetëm me katër klasë shkollë, diskutonte me orë të tëra për librat, operat etj dhe, me punë këmbëngulëse, arriti të bëhej më vonë gazetar në gazetën më popullore të kohës Bashkimi.
Duket që në atë kohë, Gumeni nuk ka qenë një fenomen i shkëputur. Populli i dalë nga lufta po bënte çudira. Në një klasë me të dy të bijtë e nënë Athinasë e punëtorit Pandeli, kanë qenë edhe Violeta Manushi, Vasil Melo, etj Që ti shpëtonte shërbimit ushtarak, djaloshi gjirokastrit, vendosi ta linte punën, duke vazhduar për dy vite gjimnazin ditën dhe, duke patur me këtë rast, privilegjin që, në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, të pranohej anëtar i PPSH; privilegj, nga i cili, më pas, do të pësonte një goditje që do tia ndryshonte me furi rrjedhën e rrymës së jetës.
****
Pasionin për të fluturuar, Sotir Majko, e lidh me periudhën e fëmijërisë, kur përgatiste avionë prej letre e i hidhte ata që nga majat e pemëve e, sidomos, kur, përpara se të transferoheshin në Tiranë, pat parë përmbi qiellin e Gjirokastrës jo më aeroplanë të Junanit, porshqiptarë, ore, shqiptarë! Me stemat tona shqiptare.
Me mbarimin e gjimnazit