Shtypi gjermanofoles per bisedimet Kosove- Serbi

Ky njoftim ze faqet e gazetave te shtypit gjermanofon si Die Presse nga Austria FAZ nga Gjermania NZZ nga Zvicra.
Thomas Roser shkruan ne te perditeshmen konservatore austriake laquoDie Presseraquo
laquoZgjedhjet e ardhshme duhet ta kene bere Beogradin te filloje te merret me zgjidhjen e problemeve me fqinjet. Demokraten duan qe nga njera ane ti fitojne zgjedhjet duke arritur te sigurojne para organizimit te tyre statusin e kandidatit ne BE. Nga ana tjeter ata nuk duan ta rendojne fushaten e tyre elektorale me dialogun me Prishtinen i cili ndiqet me sy dyshues ne Serbi. Me marreveshjen qeveria e ka pranuar faktikisht pavaresine e Kosoves deklaroi ish-kryeministri nacional-konservator i Serbise Vojislav Kostunica.raquo
Kurse ne komentin e Helmar Dumbs po per gazeten austriake laquoDie Presseraquo shkruhet
laquoIsh-kryeministrit nacionalist te Serbise Vojislav Kostunica nuk do ti shkonte ne mend as ne enderr se do te ishte i nje mendjeje me qeverine e Kosoves. Te dy e interpretuan marreveshjen e arritur mes Beogradit dhe Prishtines per ceshtje praktike si hap te pare per njohjen e pavaresise se Kosoves nga Beogradi. Natyrisht qe kjo eshte marrezi e paster. Sikurse do te ishte gjithashtu marrezi dhe veprim i paarsyeshem nga ana e BE-se qe te kerkoje prej Serbise njohjen eksplicite te Kosoves si kusht per afrimin e metejshem me BE-ne. Me teper se tre vjet pas ndarjes se Kosoves prej Serbise gje qe ishte e dhimbshme per Beogradin fitimtar po del pragmatizmi. Nje lajm relativisht i mire prej ketij skaji te Evropes. Nga nje skaj ne te cilen BE-ja teper e perqeshur mund te arrije ende dicka me efektin e saj thithes.raquo
Autor AG/Pandeli Pani
Redaktoi Lindita Arapi