Siberi, rrëzohet aeroplani, 29 të vdekur

Të paktën 29 persona kanë vdekur në një aksident ajror në pjesën perëndimore të Siberisë.
Zyrtarë të ministrisë ruse për emergjenca kanë deklaruar se nga rrëzimi i aeroplanit kanë shpërtuar 14 persona të cilët janë dërguar në spital me helikopter.
Pak kohë pasi ishte ngritur nga pista e qytetit Tjumen, afro 2100 kilometra në lindje të Moskës, aeroplani ishte përplasur dhe ishte përfshirë nga zjarri. Nuk ka pasur raporte për shkaqet eventuale të aksidentit.
Aeroplani me dy motorë, i prodhimit francezo-italian, i tipit ATR-72, fluturonte nga Tjumeni për në qytetin Surgut.