E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, shtohet numri i policëve në kufi me Serbinë

Policia e Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie në brezin kufitar me Serbinë. Pas arrestimi të dy policëve kosovarë nga xhandërmëria serbe është shtuar numri i policëve kufitarë në këtë zonë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se "numri i pjesëtarëve patrullues tashmë në këtë zonë është rritur dhe do të veprojnë në bazë të ligjeve në fuqi për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës". Sipas tij, arrestimi i dy pjesëtarëve ndodhi në territorin e Kosovës.

Edhe banorë të fshatit Dumnicë të Podujevës, shumë pranë kufirit kanë folur për rastet e shpesha kur serbët e armatosur të xhandarmërisë dalin e provokojnë në territorin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›