E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova, midis Partizanit dhe Besës

Sulejman Starova, tekniku i tretë i Partizanit gjatë sezonit që sapo u mbyll (pas Neptun Bajkos dhe Sulejman Memës), ka shumë mundësi për të drejtuar sërish pankinën e "kuqe". Starova, trajneri i fundit që i ka dhënë titullin Partizanit (1992-1993, është i preferuari i bashkëpresidentit Pirro Angjeli. Për ish-trajnerin kampion me Tiranën (2004-2005), kanë mbërritur edhe ofertat nga Teuta por edhe nga Besa. Besa, e cila tani drejtohet nga presidenti Kazazi pas dorëheqjes së ish-presidentit Bizhdili, ka në planet e saj Sulejman Starovën, edhe me këmbënguljen e zëvendëspresidentit të ri të saj, Altin Rraklli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›