Feith: Njohja Kosoves do te vazhdoje
Perfaqesuesi i Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove, Pieter Feith, ka thene ne Prishtine se njohja nderkombetare e Kosoves do te vazhdoje edhe me tutje nga ana e shteteve te Bashkimit Evropian dhe shteteve tjera te bote. Proceset aktuale politike ne Kosove, ceshtjet e bashkepunimit te metejme te Kosoves me ZCN-ne ne Kosove, si dhe vizita e delegacionit te Kosoves ne Parlamentin Evropian ne Bruksel, ishin tema thelbesore te takimit te sotem te kryetarit te Kuvendit te Republikes se Kosoves, Jakup Krasniqi, me perfaqesuesin e ZCN-se ne Kosove, Pieter Feith. Ai ka pergezuar Kryeparlamentarin per kete vizite mjaft te suksesshme, gjate se ciles pos aktiviteteve tjera, delegacioni parlamentar i Kosoves ka mbajtur nje takim me parlamentare te vendeve te Bashkimit Evropian dhe te Ballkanit Perendimor, si dhe nje takim me Parlamentin Evropian. Ne vijim, Pieter Feith ka theksuar se njohja nderkombetare e Kosoves do te vazhdoje edhe me tutje nga ana e shteteve te BE-se dhe shtetet e tjera te botes.