MM: Nderim heronjve në 80-vjetorin e Çlirimit

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes në këtë 80-vjetor të Çlirimit nderon heronjtë e Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, MM thekson se, “Pavarësinë e Shqipërisë nuk e nderojmë vetëm në një datë të vitit, por çdo ditë, me përpjekjet tona për ta bërë vendin edhe më të mirë dhe për të bërë krenarë ata që dhanë jetën për liri”.
“Në këtë 80-vjetor të Çlirimit, me çdo hap që hedhim përpara, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë tanë, ata që sakrifikuan gjithçka për një Shqipëri të lirë”, shton MM.
“Trashëgimia e tyre është burimi i forcës dhe frymëzimit për të ndërtuar një të ardhme më të fortë, më të begatë dhe plot mundësi”, nënvizon MM.
1 nga 4