Qeveria i kërkon KEK-u të ndalë shkyçjet kolektive

Qeveria e Kosovës ka kërkuar në mënyrë urgjente nga Ministria e Energjisë dhe Minierave që të hartojë një strategji më adekuate për të zgjidhur problemin e shkyçjeve kolektive nga ana e KEK-ut dhe për zgjidhjen e çështjes së borxheve ndaj korporatës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se nuk është politikë e Qeverisë së Kosovës shkyçja kolektive, andaj duhet të gjendet zgjidhje për këtë problem.
“Duhet që Ministria e Energjisë dhe Minierave të jetë e involvuar në këtë proces të konsultave për nxjerrjen e një propozimi, apo strategjie adekuate. Përkushtimi i Qeverisë është që të mos ndodhin ndërprerje kolektive dhe kjo është qasja më e drejtë e mundshme, andaj duhet të tejkalohet me një bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet e KEK-ut. Një gjendje e tillë mos të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai që e paguan rrymën duhet të ketë rrymë, ai që s’paguan, duhet të ballafaqohet me realitetin dhe ligjin”, ka deklaruar Thaçi, gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Ministrja e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka - Pula, ka thënë se shkyçja kolektive është politike e KEK-ut, të cilën MEM-i nuk e përkrah.
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka ndarë një shumë prej 23 420 eurosh për projektin “Avokimi për programin – Edukimi i hershëm për personat me aftësi të kufizuara”, 22 394 euro për projektin “Të përfundojmë diskriminimin institucional duke promovuar zërin e personave me aftësi të kufizuara në media”, si dhe ka ndarë shumën prej 250 mijë eurosh për inventarizim dhe pajisje elektronike të objektit të ri të Akademisë dhe Shkencave dhe Arteve të Kosovës, megjithëse shuma e kërkuar nga ASHAK ishte 484 558 euro. (KosovaPress)