Sigal shpallet me e mira e sigurimeve
Per te katertin vit rradhazi, kompania e sigurimeve “Sigal” Unika Group Austria, eshte vleresuar me cmimet si kompania me e mire e sigurimeve. Finance Central Europe, e ka vleresuar Sigal Holding, si nje nga kompanine me te mira ne Shqiperi ne tregun e sigurimeve. Per vitin 2008, Sigal ka marre nga Finance Central Europe cmimet “Shoqeria me e mire e sigurimeve ne Shqiperi”, “Shoqeria me e mire e sigurimeve ne Shqiperi per Vellimin e Primeve”, “Shoqeria me e mire e sigurimeve ne Shqiperi per “Efektshmerine e Investimit” dhe cmimin “Shoqeria me e mire e sigurimeve ne Shqiperi per Fitimin Bruto”. Sigal qe nga viti 2002 eshte kompania lider ne tregun e Sigurimeve dhe sipas te dhenave qe ka shperndare Autoriteti i Mbikeqyrjes Financaire, Sigal ka nje volum primesh prej 28 per qind te tregut, e ndjekur nga vendi i dyte me 16 per qind. Sigal eshte e para kompani e shtrire ne Kosove e Maqedoni dhe ne keto vende kjo kompani renditet nder te parat. Sigal ka nje game te gjere sigurimesh, si mjetesh, shendeti, jete, pronash etj.