E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia dhe Kroacia, ne prill ne NATO

Ministrat e NATO-s te mbledhur ne Bruksel deklaruan sot se presin qe Shqiperia dhe Kroacia te behen anetaret me te rinj te Aleances se Atlantikut Verior ne muajin prill.

"Shqiperia dhe Kroacia kane permbushur tashme reforma te rendesishme. Qellimi yne eshte te mirepresim dy anetaret e rinj te Aleances ne samitin tone te ardhshem”, thuhet ne komunikaten e ministrave.

Shqiperia dhe Kroacia do te behen anetaret e 27-te dhe te 28-te te Aleances dhe per here te pare u perfaqesuan me ministrat Lulzim Basha dhe Gordan Jandrokovic ne takimin e Brukselit.

Persa i perket Maqedonise, ministrat thane se ky vend do te marre ftesen per ne NATO sapo te zgjidhe ceshtjen e emrit me Greqine. Ne deklarate theksohet gjithashtu se Bosnja dhe Hercegovina kane bere progres domethenes drejt rruges per te marre ftesen per anetaresim.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›