Siglohet marrëveshja Shqipëri-Greqi

Siglohet në Tiranë marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Greqisë lidhur me vendprehjen e ushtarakëve grekë të rënë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941.Fryma e bashkëpunimit të sinqertë e konstruktiv, si dhe e mirëkuptimit të dyanshëm bëri të mundur që të marrë zgjidhjen e duhur edhe një çështje e tillë e ndjeshme për të dy vendet tona, siç është ajo e vendprehjes së ushtarakëve Grekë. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se siglimi i kësaj marrëveshje do ti kontribuojë thellimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona mike.