KKRT: Media Shqiptare pa një ligj për transparencen
Media shqiptare, e kryesisht ajo vizive vepron pa një ligj i cili të mund të sigurojë transparencë mbi to. Për më tepër, kjo fushë me një eksperiencë realiztivisht të re në vendin tonë, lëngon nga infomaliteti, kushtetët e këqia për gazetarët dhe punëonjësit e tjerë në media . Në ditën botërore të televizioneve, prezenca e organizatës për sigurim dhe bashkëpunim në europë, delegacioni i komisionit europian në shqpëri dhe fondacioni Friedrich Ebert, kanë mbajtur një seminar me praninë edhe të drejuesve të mediave vizive ne vend, ku kanë dalë në pah, problemet kyçe të këtij mjeti të informimit public. Mesila Doda, kryetarja e këshillit kombëtar të radiove dhe televizioneve shqiptare, ngren domosdoshmërinë e funksionimit të një urdhëri për gazetarët, i cili duhet të jetë një organ i ligjëruar për të krijuar një mburojë ndaj gazetarëve. Përfaqësuesi i prezencës së OSBE-së në shqipëri Robert Rorch, ka nënvizuar se kalimi i transmetimeve në shqipëri nga ato analoge në transmetime numerike, duhet të shoqërohet me nje legjislacion i cili duhet të përfshijë në diskutime e konsulta të gjithë aktorët, nga politika,media e deri shoqëria civile. OSBE, fondacioni Friedrich Ebert dhe komisioni europian ne shqipëri, kanë realizuar një memorandum mirëkuptimi mes institucioneve mediatike në vend, memorandum i cili synon krijimin e një organi vetërregullues të mediave shqiptare.