Sot 10 vjetori i formimit të kushtetutës të Shqipërisë

Në 10 vjetorin e formimin të kushtetutës demokratike, një nga hartuesit e saj, Arben Imami ka deklaruar se problemi i zgjedhjeve nuk ka ardhur si pasojë e mangësive kushtetuese. Gjatë një forumi të organizuar nga Universiteti Marin Barleti, ku merrnin pjesë ekspertë ligjorë dhe hartues të ligjit themeltar të shtetit, Imami theksoi se Dushku mund të shmangej edhe pa ndërhyrje në kushtetutë. Sipas tij nevojitet një senat i cili mund të shërbejë si një rregullator mbi punimet e kuvendit. Ndërsa Pandi Majko u shpreh në këtë forum se edhe pas 10 vjetësh duhet të rishihet përsëri kushtetuta. Konstucionisti Kristaq Traja u shpreh në forumin për 10 vjetorin e formit të kushtetutës se amendamentet e fundit janë të panevojshme sepse është prekur pushteti gjyqësor. Sipas Trajës duhen zgjidhje të çastit jo për reforma afatgjata. Gjithashtu Traja ishte në një mendim me pjesëmarrësit për ngritje të menjëhershme të senatit .