Berisha: Shqiperia, me e sigurte

"Sot per ne shqiptaret eshte dita me e madhe dhe me e rendesishme ne tere historine tone kombetare, pas pavaresise se vendit. Por, une kete fjale do ta nis me urimin tim me te perzemert, per ditelindjen e NATO-s ne 60 vjetorin e themelimit te saj, si daten me te madhe, me te rendesishme ne historine e lirise se qyteterimit perendimor dhe mbare njerezimit, pas Luftes se Dyte Boterore. E themeluar 60 vjet me pare, me iniciativen e Presidentit Truman, ne Uashington, per te shnderruar armiqte e djeshem ne aleate e miq, ne cka qendron dhe vizioni i saj, si edhe per te mbrojtur vlerat e perbashketa te lirise qe vendet themeluese ndanin, Aleanca e Atlantikut te Veriut u shnderrua me shpejtesi ne parzmoren e sigurte te lirise se kombeve te qyteteruara, ne faktorin me percaktues te frenimit e ekspansionit paranojak sovjetik ne Evrope dhe te shembjes se murit te Berlinit, shpetimit te mbi 400 milion qytetareve te shtypur ne sistemin komunist barbar dhe shnderrimin ne realitet te aspirates, endrres se tyre te lirise . Aleanca e Atlantiku te Veriut, me nderhyrjen e saj vendimtare, ishte gjithashtu shpetimtare ne dominimin e konfliktit dhe rivendosjen e paqes dhe stabilitetit ne Gadishullin e Ballkanit. NATO vjen ne kete 60 vjetor me e fuqishme dhe me madheshtore se kurre me pare. Pas renies se perdes se hekurt, misioni i saj i mbrojtjes se lirise, fale udheheqjes se forte te SHBA, nuk do te njihte lodhje, por zgjerim dhe do te fitonte dimensione te reja te panjohura me pare. Aleanca njelloj sic ndjek hieja njeriun ne rrugen e tij, ajo do te shoqeronte lirine ne udhen dhe shtigjet e reja te saj, duke shnderruar nje nga nje ne partnere dhe me pas ne aleate kombet dhe vendet qe deri dje kishin qene anetare te bllokut armik te saj. NATO feston sot 60 vjetorin e saj, ne nje Samit qe bashkekryesohet nga Kancelarja Angela Merkel, vetem 20 vjet me pare, nje fizikante ne anen e erret te perdes se hekurt dhe ku jane ulur si perfaqesues te vendeve te saj anetare, lideret e 12 vendeve te tjera ish komuniste. Kjo eshte deshmi dhe simboli me i shkelqyer i vitalitetit dhe madheshtise se NATO-s, epersise dhe forces se lirise qe ajo mbron. Sot ne kete 60 vjetor te saj, NATO pranon si anetar vendin tim, Shqiperine, e cila vetem 20 vite me pare perjetonte tiranine me te eger qe shqiptaret, por ndoshta edhe mbare Evropa, kane njohur ne historine e tyre. Te nderuar Kryetare Shtetesh dhe Qeverish te vendeve anetare te NATO-s, Kombi im eshte nje komb me rrenje tejet te gjata. Ne udhetimin e tij shume te veshtire, ne perpjekjet e tij shekullore per liri dhe dinjitet ka provuar luftera, pushtime, diktatura dhe copetime te egra e te pamerituara. Historia e tij eshte ajo e rrezimeve te shpeshta dhe serish e ngritjeve te mundimshme, por mjerisht vetem ne limitet e mbijeteses. Shqiperia erdhi ne vitet '90 si nje nga tre kater vendet me te varfra te planetit, me vetem 204 dollare te ardhura per fryme. Diktatura ndertoi tre here me shume bunkere se sa apartamente banimi. Per mua kjo eshte nje dite krenarie e vecante por, para se gjithash, dita e mirenjohjes me te thelle dhe te pakufishme ndaj jush, kombeve tuaja, Forcave tuaja te Armatosura e taksapaguesve te vendeve tuaja, qe me ndihmen e tyre te gjithanshme, politike, ekonomike, financiare e ushtarake mbeshteten reformat e thella e te suksesshme ne Shqiperi, qe bene te mundur kete dite. Asnje komb nuk ka njohur ne historine e tij nje solidaritet kaq te madh, sa c'kemi njohur ne shqiptaret nga kombet tuaja te lira. Nje falenderim te vecante une e dua t'i shpreh sot qeverise se SHBA per krijimin e Kartes se Adriatikut 3, qe u shnderrua ne nje proces te fuqishem te bashkepunimit te Shqiperise me NATO-n dhe dy vendet mike Kroacine dhe Maqedonine, si dhe anetaresimin tone ne NATO. Une me gjithe zemer dua t'ju falenderoj ju, stafin tuaj dhe Keshillin e Atlantikut te Veriut per ndihmen e madhe dhe inkurajimin e Shqiperise ne rrugen e saj te integrimit ne Aleance. Une gjithashtu jam shume mirenjohes ndaj jush, qe nje vit me pare, ftuat per t'u anetaresuar ne NATO vendin tim dhe ne nje kohe rekord ratifikuat ne parlamentet dhe senatet tuaja protokollin e anetaresimit ne NATO, duke ju deshmuar shqiptareve besimin me te madh qe ata kane njohur ne tere ekzistencen e tyre. Deshiroj t'ju garantoj ju se kete mal besimi qe ju vendoset mbi ne do ta shnderrojme ne pergjegjesi te medha per konsolidimin e vlerave dhe parimeve qe NATO mbron dhe per t'ju pergjigjur te gjitha kerkesave te Aleances, ne te gjitha misionet e saj te ruajtjes se paqes dhe luftes kunder terrorizmit nderkombetar. Duke pershendetur vendimin e Presidentit te SHBA Barak Obama, per te perqendruar perpjekjet per paqen, stabilitetin dhe luften kunder terrorizmit ne Afganistan, kam kenaqesine t'ju informoj se qeveria ime do te shtoje edhe nje kompani me teper duke e rritur ne 350 numrin e forcave shqiptare te pranishem ne kete vend. Do te kontribuojme me nje fond per ndertimin e dy shkollave te mesme dhe gjashte shkollave te ciklit te pare, si edhe me nje ekip prej pesembedhjete mjekesh dhe infermieresh. Se fundmi, une dua te pershendes dhe falenderoj me mirenjohje instititucionet e vendit tim, administraten, forcat tona te armatosura ne vecanti, per kontributin e tyre ne reformat e suksesshme dhe te rendesishme, qe mundesuan anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Dua te pershendes te gjithe shqiptaret qe sot e tutje do te kene lirine e tyre te garantuar, do mund te ndertojne te ardhmen qe meritojne, ne liri, dhe nuk do te ecin kurre me te vetem. Do ta mbyll duke ju adresuar pershendetjen me tradicionale dhe te vjeter shqiptare Tungjatjeta per ju dhe kombet tuaja!".