Siguria dhe rendi në zgjedhje, policia e shtetit në gadishmëri 12 orëshe
Tiranë- Për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e procesit.
Me një urdhër të kreut të Policisë së Përgjithshme, Hysni Burgaj uniformat blu do të jenë në gatishmëri deri në fund të zgjedhjeve.
Sipas urdhrit të firmosur efektivët e policisë do të punojnë 12 orë në ditë.
Ditë më parë Burgaj gjatë një takimi më ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu tha se policia do të zbatojë me përpikmëri ligjin. Por paçka gadishmërisë së policisë incidentet me pasoja të rënda janë shënuar, siç ishte rasti i mbrëmshëm i dhunimit barbard të kandidatit të FRD-së për deputet në Fier, Mithat Hoxhajt.