E Diel, 1 Nëntor 2026

Monitorimi i procesit parazgjedhor, misioni i KiE-së sot në Tiranë

KiE,-keshilli-i-europes-flamujtTiranë- Me një mission monitorues për procesin parazgjedhor në vend mbërrin sot në Tiranë një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Sipas raporteve zyrtare delegacioni do të qendroje në vendin tonë dy dite (10-11 qershor). Ai do ketë si detyrë vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore në vendon tonë dhe do të kryesohet nga ish-parlamentari italian Luca Volonte.

Mësohet se delegacioni do të zhvillojë takime me presidentin Buajr Nishani, kryeministrin Sali Berisha, si dhe kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë delegacioni do të ketë takime edhe me krerët e partive politike pjesmarrëse në këto zgjedhje, me përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile në Shqipëri.

Misioni do të ndiqet nga një tjetër mision i KiE-së me 27 anëtarë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›