Siguria e informacionit me vendet e NATO-s, Ligjet diskutojnë draftin
Autori i Lajmit: S.Topi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut diskuton sot projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për sigurinë e informacionit”. Kjo marrëveshje pritet të diskutohet dhe më pas të miratohet dhe nga Komisioni për Politikën e Jashtme ku do të diskutohet gjithashtu dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Çekisë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.
Pas aderimit në NATO Shqipëria ka miratuar një sërë marrëveshjes të cilat i mundësojnë asaj të drejta të barabarta me vendet e tjera anëtarë. Ndërkohë që pak ditë më parë Qeveria miratoi dy vendime në lidhje me informacionet e klasifikuara “sekret shtetëror” konkretisht të dhënat që shkëmbehen nga institucionet e vendit me Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO, ku Shqipëria bën pjesë prej 1 prillit 2009. Sipas vendimeve të Qeverisë, transmetimi dhe shkëmbimi i informacioneve që merren apo i jepen NATO-s, duke i përhapur tek palë të treta, bëhet vetëm nga persona të certifikuar. Kjo nënkupton se personat në fjalë duhet të jenë të certifikuar nga vetë NATO, për qarkullimin e informacioneve teknologjike apo ushtarake që konsiderohen sekret shtetëror për çdo vend anëtar të Aleancës.
Ky lajm është publikuar: 01/03/2010