Siguria e jetës së gjyqtarëve mblidhet KLD-ja

Mbledhje e KLD
TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur me nje minute heshtje per nder te gjyqtarit Skerdilajd Konomi, qe humbi jetën në një atentat mafioz i vrare me bombe me telekomandë.
Mbledhja drejtohet nga kreu i shtetit Bamir Topi dhe merr shkas pikerisht nga ngjarja ne fjale.
Ajo u njoftua nga numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili deklaroi se në rend të ditës do të jetë siguria e jetës së gjyqatrëve, që gjithnjë e më shumë janë në rrezik e të kërcënuar dhe një sërë inspektimesh të bëra në gjykatat e rretheve, për tejzgjatjen eproceseve gjyqësore dhe lirimin e të akuzuarve për tejkalim afatesh, si rasti i dosjes Gërdeci, rrugët jashtë shtetit të gjyqtarëve dhe inspektimi i cështjeve për ndryshim kombësie.
Të tre këto inspektime do të jenë pjesë e mbledhjes së sotme. Ndërkohë që Spahiu ka deklaruar se në 1 vit e gjysmë janë numëruar 10 kërkesa për mbrojtje gjyqtarësh të kërcënuar me jëtë dhe janë marrë në shqyrtim dhe mbrohen në total mbi 15 gjyqtarë, raste të cilat janë mbajtur të fshehta.