E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji zgjedhor rrezon dy vendime te KQZ-se

Ne Tirane Kolegji zgjedhor rrezoi sot dy vendime te Komisionit qendor te zgjedhjeve qe kishin te benin me permbajtjen e fleteve te votimit nderkohe qe ne fundjave kish rrezuar me pare edhe vendimin per formen dhe modelin e fletes se votimit qe do perdoret ne zgjedhjet vendore te 8 majit

Kolegji zgjedhor gjeti te parregullt vendimin e Komisionit zgjedhor per te cilin ishte ankuar Partia Socialiste e qe lidhej me faktin se ne fleten e votimit ne Tirane krahas emrit te kandidatit te saj Edi Rama ishte vene vetem sigla e koalicionit ndersa ne krah te rivalit te tij Lulzim basha ishin renditur siglat e te gjitha partive te koalicionit te djathte.

Po ashtu Kolegji rrezoi edhe vendimin e ankimuar po nga socialistet per fletet e votimit per keshillat bashkiak ku koalicioni i djathte ishte i pari ne liste nderkohe qe sic pranoi edhe kolegji per shkak te rendit alfabetik ne fillim te fletes se votimit duhet te jete koalicioni i majte me siglat AA.

Vendimet e sotme te Kolegjit pasojne ate te marre ne fundjave ku u rrezua modeli dhe forma e fletes se votimit e miratuar vetem me 4 vota nga komisioni qendror. Sipas kolegjit vendimi perben nje akt normativ e si i tille kerkon te pakten 5 vota te anetareve. Komisioni qendror tani duhet te gjeje nje zgjidhje te shpejte e me konsensus pasi edhe afatet kohore per prodhimin e fleteve te votimit jane shkurtuar ndjeshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›